1

Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane

Ruaj
New Age School
Follow
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita

Mësimdhënës/e i/e gjuhës gjermane për nivelet A1 deri B2

Përshkrimi i shkollës

New Age School është themeluar në vitin 2004 në Prishtinë me qëllim kryesor mësimdhënien e gjuhëve të huaja për të gjitha moshat.  Bazuar në vlerësimet e vazhdueshme të organeve akredituese vendore dhe të huaja, si edhe në përshtypjet e mijëra klientëve, ajo mbetet qendër pararendëse për cilësinë që ofron në mësimdhënie dhe për kujdesin ndaj klientëve. 

Detyrat e mësimdhënësit

Është përgjegjës për planifikimin, vlerësimin, udhëzimin, komunikimin, marrëdhëniet njerëzore, sigurinë dhe menaxhimin e orëve dhe mjedisit mësimor; mbështet misionin e New Age School për t’u ofruar studentëve mënyra moderne të mësimit të gjuhëve në mënyrë që ata të mund të jetojnë, studiojnë dhe punojnë me sukses në shekullin e 21të.

Kualifikimet

Aplikantët preferohet të kenë çertifikim dhe përvojë në mësimdhënie, por edhe studentët universitarë të dalluar mund të aplikojnë.

Orari dhe vendi i punës

Ky pozicion nënkupton angazhim me kohë të plotë për 5 ditë jave, 6 orë në ditë (përfshi edhe pauzat) në Prishtinë.

Pagesa

Rroga fillestare është prej 800€ deri 1000€, varësisht prej kualifikimeve dhe përvojës. Orët shtesë (me dëshirën e mësimdhënësit) kanë pagesë shtesë.

Aplikimi

Plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm deri më 19 shkurt 2023:

http://bit.ly/3J0SXUX

Kontakti

Për pyetje na kontaktoni në info@newageschool.net

Shikime 6,069
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 19/02/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet