Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitën:
• Koordinator i Degës
(Mitrovicë)
Përgjegjësitë kryesore:
- Të koordinoj, përkrahë dhe motivoj kolegët e degës;
- Të planifikoj dhe koordinoj vizitat te klientët bashkë me kolegët e degës;
- Të komunikoj në mënyrë efektive me menaxhmentin e lartë duke shkëmbyer informata për praktikat me efektive, mundësitë për zhvillimin dhe nevojat e kompanisë;
- Të adresojë në mënyrë të shpejtë ankesat e klientëve dhe të kolegëve;
- Të menaxhoj degën në mënyrë të ndershme duke zbatuar standarde te larta etike;
- Përgjegjës për gjithë inventarin e degës duke përfshirë edhe veturën;
- Të kontaktoj dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
- Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
- Punë dhe detyra tjera të përcaktuara nga menaxhmenti i lartë.
Kërkesat për vendin e punës:
- Diplomë Universitare (e preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjashme);
- Eksperiencë pune për 2 ose më shumë vite në kredidhënie, procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, apo të ngjashme;
- Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
- I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe/ ose aplikacioneve tjera;
- Të posedoj patentë shoferi të kategorisë “B”.
Të dhënat:
Pozitat: Koordinator i Degës.
Vendndodhja: Mitrovicë;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;
Paga: Konkurruese;
Aplikimet mbyllen: 2 Shkurt 2023
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:
hr@credica.org
Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.