KONKURS
Lokacioni: Ferizaj
Përshkrimi
Kompania OXA-Group me seli në Ferizaj, është në kërkim të personave entuziast dhe kreativ për plotësimin e pozitës:
Menaxher i Ekipit të Sigurimit Fizik (1 pozitë)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhon ekipin e sigurimit fizik të qendrës tregtare dhe fabrikave;
- Monitoron aktivisht në terren ekipin e sigurimit, pikat e qëndrimit dhe rregullat procedurale që duhen ndjekur në detyrë;
- Sigurohet që ekipi i sigurimit fizik, çdo ditë është duke respektuar kodin e mirësjelljes, kodin e veshjes (uniformën) dhe paraqitjen fizike sipas procedurave të kompanisë;
- Monitoron në mënyrë aktive kamerat e sigurisë CCTV;
- Kontrollon kualitetin e punës, me plan paraprak por edhe në mënyrë “ad-hoc” në të gjitha oraret e punës, përfshirë ndërrimin e natës.
- Përpilon dhe dërgon raporte sipas kërkesës së menaxhmentit tek mbikqyrësi direkt;
- Përcjell dhe mirëmban frekuencën e servisimit të aparateve kundër zjarrit në kuadër të zyrave, qendrës tregtare dhe fabrikave;
- Organizon ekipin sipas nevojave të qendrës tregtare dhe kërkesave të menaxhmentit të qendrës “OCM International”
- Mbështet organizimin në terren, në raste të eventeve të ndryshme në kuadër të qendrës tregtare;
- Identifikon dhe organizon trajnime të nevojshme për ekipin, me qëllim të ngritjes së cilësisë në sigurimin fizik;
- Menaxhon dhe aplikon masat preventive përmes ekipit të sigurimit, në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Si dhe detyra të tjera që kërkohen nga menaxhmenti të lidhura me natyrën e punës
Kualifikimet dhe përvoja:
- Diplomë universitare në fushat relevante, e preferueshme;
- Përvojë pune në fushën e sigurimit fizik, sigurisë dhe shëndetit në punë, apo përgjegjësi të ngjashme në ambiente ndërkombëtare ose ushtarake do të konsiderohen përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze obligative, së paku niveli B2;
- Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur ;
- Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
- Të jetë i përgjegjshëm në punë;
- Të kenë vetë iniciativë dhe aftësi për të punuar në mënyrë individuale dhe në grup.
Si te aplikoni
Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së dhe çertifikime të ndërlidhura me kërkesat e punës, në adresën elektronike: hr@oxa-group.com, duke cekur pozitën në subjekt.
Konkursi mbetet i hapur deri më 31.01.2023.