Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
Konkurs për Certifikimin dhe Emërimin e Eksperteve
PËRSHKRIMI
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bazuar në nenin 39 paragrafin 3 Ligji Nr. 06/L - 054 Për Gjykatat, neni 6 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr. 03/2022 për Proceduren e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor dhe Vendimit KGJK-së nr. 497/2022 të datës: 27 dhjetor 2022, shpall:
KONKURS PUBLIK PËR ÇERTIFIKIMIN DHE EMËRIMIN E EKSPERTËVE
PARIMET E PËRGJITHSHME:
- Eksperti gjyqësor ushtron detyrat e tij në pajtim me rregullat dhe parimet e përgjithshme, përfshirë parimin e Iigjshmërisë, pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe profesionalizimit;
- Eksperti gjyqësor zbaton udhëzimet sipas standardeve aktuale të shkencës, teknologjisë, pervojës dhe kujdesit të duhur;
- Përgatitja e mendimit dhe konstatimit të ekspertit duhet të jetë objektive dhe e paanshme. Gjatë përpilimit të ekspertizës, eksperti duhet t'i shmanget paragjykimeve si dhe pranimit të përfitimeve tjera, përveç shpërblimit të përcaktuar me këtë rregullore;
- Eksperti duhet te deklarojë në fillim të procedurave gjyqësore se nuk ka ndonjë konflikt të mundshëm të interesit. Në rast se paraqitet konflikti i mundshëm i interesit ai/ajo duhet menjëherë të njoftojë të gjitha palët e interesuara dhe mund të tërhiqet nga caktimi i tij në rastin përkatës.
KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR ÇERTIFIKIMIN E EKSPERTËVE GJYQËSOR
Per t'u çertifikuar si ekspert gjyqësor, kandidati duhet t'i plotësojë kushtet e përgjithshme si në vijim:
- të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- të ketë zotësi të plotë të veprimit;
- diplomë universitare të vlefshme në Kosovë në fushën përkatëse;
- të mos jetë i dënuar për vepër penale, në përjashtim të veprës penale të kryer nga pakujdesia;
- të ketë së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale në fushën specifike apo të ngjashme; si dhe
- të mos i jetë shqiptuar sanksioni ndalim i kryerjes së profesionit, detyrës apo veprimtarisë me vendim të plotfuqishëm të gjykatës;
2. Perveç kushteve të përgjithshme, kandidati për t'u çertifikuar ekspert gjyqësor duhet ta dëshmojë kompetence dhe ekspertizë profesionale të tij/te saj me anë të kushteve specifike dhe mbështetëse, si në vijim:
- Kualifikime profesionale që i ka arritur kandidati dhe që janë relevante për fushën e ekspertizës;
- Trajnime dhe kurse të vecanta në të cilat kandidati ka marrë pjesë dhe që janë relevante për fushën përkatëse të ekspertizës;
- Çmime, botime ose përvoja mësimore relevante për fushën e ekspertizës; dhe
- Përvojë dhe aftësi profesionale të kandidatit, relevante për fushën e ekspertizës.
3. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, si ekspert gjyqësor mund të angazhohet edhe personi i cili ka njohuri në fushat specifike për të cilat mungojnë ekspertë të diplomuar nga universitetet përkatëse.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM
Kandidatët në pajtim me nenin 8 Rregulloren nr. 03/2022 për Proceduren e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor, duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim:
- Aplikacionin e plotësuar me të dhënat e kërkuara;
- Çertifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
- Diplomë universitare përkatëse të vlefshme në Republikën e Kosovës;
- Dëshminë mbi përvojën e punës përkatëse, të përcaktuar me këtë rregullore dhe legjislacionin ne fuqi;
- Çertifikata shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike të kandidatit;
- Çertifikatën nga evidenca penale, e lëshuar nga gjykata; dhe
- Dokumentet tjera/deshmitë e percaktuara si në nenin 7 paragrafi 2 kësaj Rregullore.
MËNYRA E APLIKIMI
1. Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Këshill në formë fizike, përmes postës së rregullt ose postës elektronike, i cili regjistrohet dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit;
2. Për secilin kandidat krijohet dosje e cila përmban të gjitha dokumentet e prezantuara nga kandidati. Komisioni për Vlerësimin e Aplikacioneve të Kandidatit për Ekspert Gjyqësor është përgjegjës për formimin, mbajtjen e dosjes dhe siguron kompletimin dhe përditësimin e saj deri në momentin e përmbylljes përfundimtare të procesit të emërimit;
3. Kandidati në aplikacion cakton fushën e tij të ekspertizës për të cilën kërkon të certifikohet; 4. Kandidati i cili aplikon për t'u çertifikuar si ekspert gjyqësor në fushën e caktuar duhet të paguajë taksën prej pesëdhjetë (50) euro. Dëshmia për pagesën dorëzohet në momentin e aplikimit dhe nuk është e rimbursueshme.
FORMULARI I APLIKIMIT
- formulari mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e KGJK-së. (www.gjyqesori-rks.org;)
- Shkarko aplikacionin:
MËNYRA E APLIKIMIT
Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor në Zyrën e pranimit dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit. Kandidati i cili aplikon për t’u certifikuar si ekspert gjyqësor në fushën e caktuar duhet të paguajë taksën prej pesëdhjetë euro (50 €). Fletëpagesa merret në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, përkatësisht në Departamentin për Buxhet dhe Financa. Dëshmia për pagesën dorëzohet në momentin e aplikimit dhe nuk është e rimbursueshme.
AFATI I DORËZIMIT TË APLIKACIONEVE
- Afati për dorëzimin të aplikacionit është i hapur gjate tërë vitit 2023 nga dita e publikimit.
- Sekretariati i KGJK-së, Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ nr. 133, Prishtinë, në Zyrën e Pranimit.
- 10000 Republika e Kosovës
KOMUNA
Kosovë