Ministria e Shëndetësisë
Drejtor i Departamentit për Zhvillim Strategjik
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Shëndetësisë - Ministarstvo Zdravstvoa  - Ministry of Health

Divizioni i Burimeve Njerëzore / Divizija za Ljudske Resurse / Human Resources Division

RI-SHPALLJA E REKRUTIMIT

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë

Departamenti: Departamenti për Zhvillim Strategjik

Titulli i vendit të punës: Drejtor i Departamentit për Zhvillim Strategjik

Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti - 10

Afati i kontratës: Nëpunës i karrierës – me kohë të pa caktuar

Nr. i Referencës: MSh-05/02/2019

Detyrat kryesore:

  • Udhëheqë departamentin dhe cakton objektivat e tij në pajtim me strategjinë dhe objektivat e ministrisë dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për të përmbushur objektivat e Ministrisë në fushën e sistemit të informacionit shëndetësor 20%.
  • Menaxhon stafin dhe buxhetin e departamentit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit ; 15%
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e kornizës ligjore, dokumenteve të politikave/strategjive për shërbime shëndetësore nëpërmjet sistemit të përcaktuar të monitorimit dhe të vlerësimit; 15%
  • Planifikon aktivitetet për zhvillimin dhe menaxhimin strategjik të sektorit të shëndetësisë në pajtim me mundësitë financiare në dispozicion përfshirë sektorin e shëndetësisë publike; 15%
  • Ofron këshilla profesionale për zbatimin e legjislacionit dhe dokumenteve të politikave në fushën e sistemit shëndetësor; 10%
  • Ofron mbështetje në zhvillimin profesional të burimeve njerëzore në sektorin e shëndetësisë; 10%
  • Ofron mbështetje në përcaktimin e nevojave për zhvillimin e infrastrukturës shëndetësore, përfshirë ndërtesat dhe pajisjet mjekësore; duke përfshirë edhe planifikimin e ndërtimit të infrastrukturës shëndetësore përmes partneritetit publiko-privat; 10%
  • Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerjen e detyrave në përputhje me standardet e kërkuara; 5%

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në menxhim, ekonomi, politika publike ose shëndetësi. Studimet pasuniversitare në shëndet publik janë përparësi.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Së paku 7 vite përvojë pune profesionale, përfshirë së paku 4 vite në pozitë drejtuese
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e menaxhimit të shëndetësisë si dhe ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me shëndetësinë
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 09.05.2019 deri 23.05.2019.

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: Ministria e ShëndetësisëPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 254
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC