Kompania Agro Com Group Shpk, e cila bënë shitjen me shumicë të ngjyrave, llaqeve , vegla të punes etj, shpallë konkurs për 2 pozita pune, Agjent/e i/e shitjes në teren (për regjionin e Dukagjinit), si dhe Asistent/e i/e shitjes nga zyra.
Agjent/e i/e shitjes në teren (Regjioni i Dukagjinit):
Detyrat dhe Përgjegjësitë :
- Viziton bleresit në baza ditore, dhe merr porosit nga ta.
- Analizon prezencen e produkteve ne treg.
- Krijon lidhje afatgjate me klient dhe përkujdesje të vazhdueshme ndaj tyre,
- Përcjell dinamiken e shitjes së produkteve sipas muajve, kuartaleve dhe vitit.
- Paraqet të gjitha vërejtjet dhe pengesat e mundshme nga porosia e mallit e deri te pranimi i mallit tek blerësit.
- Përcakton kornizat për mënyrën e prezentimit të mallit në treg
- Kontrollon tregun (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun etj)
- Bën vizita në teren,kryentakime me blerësit
- Raporton në bazë të standardeve të vendosura nga kompania .
- Përkujdeset për mbajtjen e të dhënave të klientëve, si dhe hulumtimin e pikave të reja të shitjes,
Kriteret e Kualifikimit:
- Patentë Shoferi, kategoria “B”
- Njohja e punës me kompjuter, Ms Office
- Aftësi të shkëlqyeshme në prezantim dhe komunikim efektiv me klientë,
- Të ketë experience në këtë industri konsiderohet si perparesi,
Asistent/e i/e shitjes nga zyra (Call Agent) - Lokacioni Ferizaj
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Kontakton blerësit në baza ditore dhe bënë pranimin e porosive.
- Përgaditë faturat për liferim të mallit.
- Përcjell dinamiken e shitjes së produkteve.
- Kontakton klientët në regjionin e përcaktuar nga kompania •
- Raporton në bazë të standardeve të vendosura nga kompania .
- Përkujdeset për mbajtjen e të dhënave të klientëve, •
- Të ketë përvoj pune konsiderohet si përparsi,
Aplikimin për punë mund ta bëni duke e bashkangjitur CV-në tuaj në e-mail: info@agrocom-ks.com Vetëm kandidatët e perzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
Vërejtje: Përcaktoni pozitën e aplikimit në subject.
Afati i aplikimit: 10.02.2023