Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalTermat e Referencës
Trajnim për “Qasjen e të Huajve në Aftësim Profesional dhe Punësim”
Në kuadër të Projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë (MARDI)”
Informata të përgjithshme
Titulli i punës: Trajnim për zbatimin e “Udhëzuesit për Qasjen e të Huajve në Aftësim Profesional dhe Punësim”
Titulli i projektit: Veprimi Komunal për Riintegrim dhe Diasporë, MARDI
Donatori: Ministria për Zhvillim Rajonal (MZHR), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
Përfituesit : Personat e riatdhesuar (PR), personat e zhvendosur brenda vendit (PZHBV), azilkërkuesit dhe refugjatët
Vendi i projektit: Republika e Kosovës
Kohëzgjatja e projektit: 2022-2025
Për Caritas Zviceran në Kosovë
Caritas Zviceran (CACH) është një OJQ e pavarur zvicerane, me angazhim në Zvicër dhe në më shumë se 20 vende në gjithë botën, duke përfshirë Kosovën. Misioni ynë është të parandalojmë, luftojmë dhe zhdukim varfërinë në një mënyrë të qëndrueshme. Për të arritur këtë qëllim, Caritas përdor një politikë të barazisë: ne mbështesim komunitete gjithëpërfshirëse me mundësi për të gjithë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, përkatësisë grupore ose gjinisë. CACH ka punuar në Kosovë që nga viti 1999, duke u fokusuar në përfshirjen sociale, zhvillimin dhe rehabilitimin rural. Bazuar në Strategjinë 2021-2025, temat tona kryesore janë të ardhurat, ndryshimet klimatike dhe migrimi. Për më shumë se njëzet vite CACH ka punuar nga afër me komunat për të rritur të ardhurat në bujqësi dhe arsimin parashkollor dhe për tre vite për (ri)integrimin e qëndrueshëm të të kthyerve.
Programi bilateral i vendit përkufizon rezultatet specifike për vendin: Në fushën e migrimit, në tre vitet e fundit CACH në Kosovë është fokusuar në riintegrimin e personave të riatdhesuar (PR). Qasja e CACH, duke kombinuar masat e tregut të punës me shërbimet psiko-sociale është unike në këtë fushë dhe përshtatet mirë për PR veçanërisht të cenueshëm, të cilët përballen me sfida të ndryshme dhe të ndërlidhura dhe kanë nevojë për mbështetje specifike. Gjatë projektit të parë mbi këtë temë, CACH ka zhvilluar koncepte dhe manuale të detajuara për zbatimin e projektit, të cilët janë të gatshme të përshkallëzohen dhe të zgjerohen. Me fokusin shtesë në gjenerimin e të ardhurave, CACH gjithashtu ka përvojë të mirë në përkrahjen e avancimit të shkathtësive dhe fuqizimit ekonomik përmes këshillimit, mbështetjes së bizneseve dhe trajnimit në punë dhe vendosjes në punë.
Projekti MARDI
Në janar të vitit 2022, CACH në Kosovë filloi zbatimin e Projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” – MARDI, duke kërkuar të adresojë sfidat e përkeqësuar nga pandemia COVID-19 për PR. Projekti MARDI synon të përmirësojë koordinimin ndërmjet akterëve të shumtë për të adresuar nevojat bazike dhe afatgjata të njerëzve që kthehen dhe ri-integrohen. Në të njëjtën kohë dhe nën lentën e bashkëpunimit me diasporën, projekti synon të përdor potencialin e pashfrytëzuar të diasporës për të parë migrimin kthyes si diçka pozitive që mund të kombinohet me investime dhe zhvillim ekonomik në komunitete gjithnjë e më tërheqëse në Kosovë. Në veçanti, projekti MARDI do të arrijë më shumë se 400 persona të kthyer, të riatdhesuar dhe të huaj që të ofrojë atyre mbështetje psiko-sociale dhe ekonomike bazuar në një qasje holistike që është duke u praktikuar gjithnjë e më shumë në komuna dhe që po zbatohet në mënyrë të vazhdueshme. Gjithashtu, për të siguruar qëndrueshmërinë, do të sigurohet ngritja e kapaciteteve të psikologëve dhe punonjësve social që punojnë në komunat e synuara të projektit; si dhe të gjithë stafit të vijës së parë të komunave të Kosovës që ofrojnë ndihmën fillestare psiko-sociale, përfshirë ZKKK, QPS, departamentet e arsimit, koordinatorët rajonalë të MPB-së dhe Zyrat e Punësimit (ZP) etj.
Projekti përbëhet nga tre komponentë kryesor:
- Ngritja e kapaciteteve: MARDI synon të forcojë kapacitetet e akterëve qeveritar dhe jo-qeveritar dhe koordinimin për të adresuar më mirë sfidat në fushën e menaxhimit të migrimit dhe (ri)integrimit.
- Mbështetja psiko-sociale, ligjore dhe (ri)integrimi ekonomik: MARDI synon zhvillimin e kapaciteteve lokale për të ofruar mbështetje të përshtatur individuale, për të lehtësuar (ri)integrimin e qëndrueshëm të emigrantëve dhe përmirësuar mirëqenien e përgjithshme të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre përmes këshillimit psiko-social, këshillave juridike dhe zbatimit të masave për (ri)integrimin ekonomik (trajnimin në punë, vendosjen në punë);
- Angazhimi i diasporës: projekti synon shfrytëzimin e njohurive të diasporës dhe kapitalit financiar për zhvillimin ekonomik të komunave kosovare.
Qëllimi dhe objektivat e kësaj detyre
Objektivat/qëllimi kryesor i kësaj detyre ndërlidhet me komponentin 2. Të projektit: Një kompani e përzgjedhur do të punojë në ofrimin e trajnimeve lidhur me zbatimin/aplikimin e “Udhëzuesit për Qasjen e të Huajve në Aftësim Profesional dhe Punësim”. Qëllimi i këtij udhëzuesi është t’u ndihmojë zyrtarëve (nga 7 rajone) që merren me integrimin e të huajve në jetën shoqërore dhe ekonomike në Republikën e Kosovës, duke ofruar njohuri mbi përgjegjësitë institucionale për të garantuar trajtim të drejtë dhe të barabartë të të huajve gjatë procesit të integrimit sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe standardeve të tjera ndërkombëtare.
Rezultatet e pritura
Të gjitha raportet duhet të shkruhen në gjuhën angleze.
Plani i punës
Aktualisht për këtë detyrë janë paraparë 40 ditë pune. Detyra parashikohet të fillojë më 1 Mars 2023 dhe të përfundojë më 15 Maj 2023. Nuk ka mundësi të zgjatjes.
*Shënim: Numri i pjesëmarrësve për rajon është maksimumi 12. Trajnimet mund të zhvillohen për pjesëmarrësit e 2 rajoneve në të njëjtën kohë. Gjithsej për një trajnim 25 pjesëmarrës është maksimumi.
Komentet kthyese (feedback) me shkrim nga CaCH, partnerët dhe donatorët janë planifikuar të jepen brenda një maksimumi prej tre javësh pas dorëzimit të raporteve.
Aranzhimet menaxheriale
Ekipi do të përbëhet nga konsulentë me përvojë në menaxhimin e migracionit dhe që punojnë me institucionet vendore. Në veçanti, konsulentët duhet të kenë përvojë në sistemin e (ri)integrimit ekonomik. Të paktën një nga konsulentët duhet të ketë përvojë ndërkombëtare në zhvillimin dhe ofrimin
e trajnimeve mbi mekanizmat e riintegrimit dhe integrimit dhe praktikat më të mira. Konsulentët do të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Projektit MARDI dhe Koordinatorin e Integrimit. Ekipi i projektit MARDI do të ofrojë mbështetje administrative nëse është e nevojshme
Për më tepër, konsulentët pritet të ketë shkathtësitë e mëposhtme:
Specifikat për dorëzimin e ofertave në procesin e aplikimit
Kompanive të interesuara u kërkohet të dorëzojnë një kopje elektronike të shprehjes së interesimit/propozimit deri më 3 Shkurt 2023 me subjektin REF: “Udhëzuesit për Qasjen e të Huajve në Aftësim Profesional dhe Punësim” tek lsekiraqa@caritas.ch
Aplikantët duhet të dorëzojnë:
Oferta do të vlerësohet duke përdorur qasjen më të mirë të vlerës për para (metoda e kombinuar e pikëve). Propozimi teknik do të vlerësohet me 80%, ndërsa ai financiar me 20%.
*SHËNIM:
Kostoja e transportit dhe vendi i takimit nuk ka nevojë të përfshihet në ofertë. Oferta duhet të përfshijë shpenzimet e trajnimit (organizim, kosto të tjera).