Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalDatë: 13.01.2023
TERMAT E REFERENCËS
Ekspert/e për – Hulumtimi mbi zhvillimin e standardeve dhe udhëzimeve të performancës si një kornizë për sigurimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë për ofrimin e shërbimeve të rehabilitimit të bazuar në komunitet.
Mbështetur nga: UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID në Kosovë
Hyrje
Informatat e përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova - DSK
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga themeluesit që janë prindër të fëmijëve dhe personave me sindromë Down. Numër regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale dhe multi-etnike, e shtrirë me shërbimet e veta, katër (5) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.
Vizioni
Një shoqëri ku respektohet diversiteti njerëzor dhe personat me sindromë Down kanë mundësi të barabartë dhe mund të realizojnë potencialin e tyre.
Misioni
Promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromë Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre.
Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 famije të anëtarëve të komunitetit. DSK ka punuar dhe vazhdon të punojë fuqishëm në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down. DSK deri më tani ka inicuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërdrejtë nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve, të cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.
Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Association (EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare në Shoqatën Europiane të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar (EASPD), Koalicioni Për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar FKAK, CIVIKOS, Rrjetin e Grave të Kosovës – RRKG, etj.
Shoqata Down Syndrome Kosova ka programet e saj të shtrira në pesë regjione; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.
1.Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)
2.Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP)
Objektiva
Shoqata Down Syndrome Kosova është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i shërbimeve të integruara, efektive dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe adoleshentët me aftësi të kufizuara intelektuale” në pesë komuna të përzgjedhura, të ofruara nga qendrat për rehabilitim të bazuara në komunitet (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë) mbështetur nga UNICEF.
Në kuadër të projektit Shoqata Down Syndrome Kosova kërkon të angazhojë një konsulant/e që do të punojë për të bërë një manual pune bazuar nga hulumtimet mbi zhvillimin e standardeve dhe udhëzimeve të performancës si një kornizë për sigurimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë për ofrimin e shërbimeve të rehabilitimit të bazuar në komunitet.
Kualifikimi i nevojshëm:
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nga i/e angazhuar/a pritet;
Angazhimi:
Konsulenti/ja e angazhuar do të ketë një kontratë të ofruar nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
Kushtet e Pagesës:
Pagesa e të angazhuarit/es do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të angazhimit dhe dorëzimit të dokumenteve të cilësisë së pranueshme për DSK.
Politika për mbrojtje të fëmijëve
Si kusht për të hyrë në marrëdhënie pune, eksperti/ja duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj. DSK ka një politikë të tolerancës zero ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Të gjithë punonjësit e DSK dhe personeli i angazhuar pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes personale dhe profesionale në çdo kohë, dhe të ofrojnë ndihmë dhe shërbime humanitare në një mënyrë që respekton dhe nxit të drejtat e përfituesve dhe anëtarëve të tjerë të cenueshëm të komuniteteve lokale.
Dokumentet dhe procedura për aplikim:
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin;
Angazhimi i një konsulanti/e për hulumtimin mbi zhvillimin e standardeve dhe udhëzimeve të performancës si një kornizë për sigurimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë për ofrimin e shërbimeve të rehabilitimit të bazuar në komunitet.
Ose
Përmes zyres postale në adresën:
Down Syndrome Kosova
Rruga “Nazmi Mustafa”, Pejton, Prishtinë
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 26/01/2023 në ora 16:00
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!