Operator në Makina Prodhuese

Egi Group
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Egi Group është themeluar në vitin 2017 me pronar Z.Egzon Kelmendi. Pi&Ki është brend i Egi Group i cili fillimisht ka startuar me prodhime higjienike për t’u zgjeruar mëtutje me prodhimet e tjera. Fabrikat e brendit Pi&Ki janë të pajisura me çertifikata ISO si dhe punojnë me standardet më të larta dhe me teknologjinë më të avancuar të kohës. Së fundmi në vitin 2020-2021 produktet Pi&Ki janë produktet e para në Kosovë të cilat janë pajisur me çertifikatë Kosher. Duke parë nevojën për prodhimin e produkteve vendore, Pi&Ki sot operon në një siperfaqe prej 20 000m2,me mbi 100 punëtorë,12 linja të ndryshme prodhimi me rreth 170 produkte. Me lëndë të parë cilësore dhe staf profesional, Pi&Ki ofron produktet me cilësinë më të lartë! Ne jemi kompani në rritje dhe në kërkim të njerëzve me vlera dhe me ambicie që duan të rriten profesionalisht dhe të fitojnë.Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë ju inkurajojmë të aplikoni  edhe ju për t’u bërë pjesë e ekipit tonë për këto pozita pune:

Pozita të hapura                                Vende të lira pune                        Lokacioni:

Operator në Makina Prodhuese    6                                                      Pejë

Kërkesat :

  • Diplome e Shkolles se Mesme (preferohet teknike ose profesionale)
  • Të jetë banor i Komunës së Pejës
  • Preferohet përvojë punë paraprake në këtë fushë
  • Të posedojë patent shoferi

Ju përfitoni

  • Saktësi në pagë
  • Sigurim Shëndetësor dhe aksidental
  • Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë
  • Shujtë ditore

Procesi i Aplikimit:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, dërgoni aplikacionin me CV-n tuaj  në emailin: info@egigroup-ks.com  apo duke dërguar CV-në tuaj me aplikacion në zyret EGI Group në Zahaq/Pejë

Konkursi është i hapur nga data:12.01.2023– 25.01.2023

Shikime 2,729
Kategoria Prodhim
Skadon 25/01/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management