Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalPsikolog/e në Ferizaj dhe Gjakovë
Prishtina, Kosovo
Fillimi i punës: Shkurt 2023
Kontrata: 1 vit, me mundësi vazhdimi
Pagesa: Kontratë fikse, bazuar në pozitat e ngjashme brenda organizatës
Vendi: Ferizaj dhe Gjakovë
Afati i aplikimit: Deri më 26.01.2023, ora 16:00.
SFONDI:
Fondacioni Terre des hommes Laussane në Kosovë (TdhK) është organizatë jo-fitimprurëse, që vepron prej mbi njëzet vjetësh në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke e udhëhequr krijimin dhe fuqizimin e një sistemi të mbrojtjes së fëmijës në Kosovë.
Fusha e ekspertizës së Terre des hommes – Kosovë përshkon një gamë prej ndërhyrjes së drejtpërdrejtë psiko-sociale te fëmijët e cënueshëm, familjarët e tyre e anëtarët e komunitetit, e deri te fuqizimi i institucioneve lokale, rajonale dhe shtetërore qeverisëse si dhe aksionarëve kyç, nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vend
pune, me qëllim të zhvillimit dhe zbatimit të strukturave, politikave, standardeve e procedurave adekuate.
Terre des hommes-Kosovë i ka tri programe kryesore të ndërhyrjes: 1) Mbrojtja e fëmijëve, 2) Migrimi dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia për të miturit
PËRSHKRIMI I ROLIT
Në kuadër të projektit dy-vjeçar "Rritja e qasjes dhe cilësisë së kujdesit dhe shërbimeve sociale e arsimore për vajzat dhe djemtë e cënueshëm, veçanërisht ata në situatë rruge dhe familjet e tyre" (shtator 2022 - nëntor 2024) - mbështetur financiarisht nga Zyra e BE-së dhe UNICEF - Zyra në Kosovë, TdhK planifikon të angazhojë dy (2) psikologe/ë, një në Ferizaj, dhe një në Gjakovë, si pjesë e ekipeve mobile, që do të ndihmojnë në përmirësimin e identifikimit, referimit dhe monitorimit me kohë të fëmijëve në situatë rruge në komunat e targetuara. Çdo ekip mobil përbëhet prej një punëtori social dhe një psikologu – që do të kenë rol kyç në identifikimin e kategorive të cënueshme të familjeve dhe fëmijëve, të cilët janë në situatë rrugë, kanë braktisur ose janë në rrezik të braktisjes së shkollimit, duke kontribuar në përmirësimin e referimit të tyre për mbështetje, si dhe në rritjen e numrit të rasteve të cilat adresohen në mekanizmat lokalë, me theks të veçantë në Tryezën Multidisciplinare për Ndihmë në Menaxhimin e Rasteve.
Për më tepër, ekipet mobile do të angazhohen në çdo ndërhyrje që synon ta mbështesë fuqizimin e fëmijës dhe familjes, ose çdo veprim tjetër që trajton shkaqet e të qenit në situatë rruge. Qëllimi është zhvillimi i aktiviteteve psiko-sociale me fëmijët në situatë rrugë, lehtësimin dhe organizimin e seancave mbi prindërimin pozitiv, si dhe përfshirjen në zbatimin e fushatave sensibilizuese me bazë në komunitet, për ta informuar publikun në lidhje me rreziqet dhe efektet e dëmshme, të cilave u ekspozohen fëmijët në situatë rruge.
Psikologu do të punojë në hapësirat e Qendrave përkatëse për Punë Sociale dhe si pjesë e ekipit mobil do të jetë në vazhdimesi përgjegjës për identifikimin në kohë, referimin, ndihmën dhe sigurimin e mirëqenies psiko-sociale për fëmijët në nevojë, fëmijët në situatë rruge, si dhe familjet e tyre. Ajo/ai do të angazhohet në planifikimin, organizimin, zbatimin dhe raportimin e aktiviteteve të projektit nën përgjegjësinë e saj/tij.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
Në bashkëpunim të ngushtë me punëtorin social dhe menaxherin e projektit, psikologu do t’i ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
PROFILI JUAJ
Kualifikimi dhe kompetencat:
APLIKIMI:
Aplikantët e interesuar duhet ta dorëzojnë CV-në dhe një letër motivuese në shqip ose anglisht, në adresën kos.hr@tdh.ch
Ju lutemi shkruani në titull të emailit të aplikimit: "Psikolog/e, komuna në të cilën aplikoni (Ferizaji apo Gjakova), emrin dhe mbiemrin.
Politikat për Mbrojtjen e Fëmijëve:
Të zotohet për të respektuar Politikat e Tdh-së për Menaxhimin e Rrezikut, duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Politikat për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual (PSEA), Politikën
Anti-Mashtrim/Korrupsion, Politikën e Sigurimit dhe Rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t'u përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi ta keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë.
Pajtueshmëria me GDPR:
Duke dërguar aplikacionin tuaj, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren në procesin e rekrutimit. Të gjitha dokumentet që do t’ua kërkojmë në hapa të ndryshëm të procesit të rekrutimit do të përdoren vetëm për këtë qëllim.
I gjithë stafi i përfshirë në rekrutim dhe përzgjedhje është i vetëdijshëm se zbatohen rregullat për mbrojtjen e të dhënave dhe se informacioni personal do të trajtohet në mënyrë konfidenciale. Sipas politikës sonë, ne do t'i mbajmë dokumentet tuaja të aplikimit vetëm për periudhën e rekrutimit.
Kandidati i përzgjedhur do t'i nënshtrohet procesit të shqyrtimit të përcaktuar nga rregulloret e brendshme të TdhK-së dhe duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme: