1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Qendra Tregtare LIRIDONI është qendër tregtare e cila funksionon mbi 15 vite, e përbërë prej Supermarketit, Tekstilit, Restorantit dhe Kafeterisë, e cila ka një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendeve të punës QT LIRiDONI me datë 11 janar 2023, shpall këtë:  

                                                                                     K O N K U R S

Për pozitën e punës:

  1. Kalkulant/e– një (1) pozitë

Vendi i Punës: QT LIRIDONI Pejë;        

Detyrat kryesore:

  • Regjiston faturat e blerjes së mallit në sistem dhe barazon faturat finciarisht;
  • Regjiston faturat e kthimeve të mallit;
  • Regjistron lejimet nga furnitorët;
  • Kontrollon regjistron faturat interne të levizjeve te mallit; 
  • Monitoron çmimet e blerjes dhe raporton ndryshimet;
  • Mirëmban dhe arkivon faturat e shitjeve, blerjeve, kalkulimeve, transfereve, fletdërgesave;
  • Monitoron dhe merr pjesë në proces të regjistrimt periodik të mallit;
  • Detyra dhe pergjegjësi tjera të cilat ja përcakton udhëheqësi.

Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në drejtimin Ekonomik, Financiar apo të ngjajshme (niveli pasuniversitar i studimeve është përparësi);
  • Të ketë minimalisht një (1) vit eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi);
  • Preferohet njohja e programeve të kontabilitetit/financave;
  • Të ketë njohuri elementare të punës në financa;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

 

CV- në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, ose mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e Q.T. Liridoni në Raushiq, Pejë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 31.01.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 4,484
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 31/01/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet