APLIKIM PËR PUNË
Emri i Kompanisë: NOVUS SHPK
Pozita: Zyrtar/e i/e Financave - Junior
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Zyrtar i Financave
Lokacioni: Prishtinë
NOVUS është duke kërkuar për një: Zyrtar i financave - Junior. Kandidati i suksesshëm pritet të punojë me kohë të plotë, në projekte të kompanisë që janë aktualisht në zhvillim, si dhe në projekte të reja.
PËRSHKRIMI I PUNËVE:
- Bën regjistrimin e faturave të blerjeve vendore dhe importeve;
- Bën lëshimin e faturave të shitjes në sistem në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera të zbatueshme;
- Bën regjistrimin dhe konsolidimin e arkës;
- Mirëmban dokumentacionin financiarë në bazë të kërkesave ligjore;
- Ndihmon në përgatitje të librave tregtarë, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi;
- Bën përgatitijen dhe menaxhimin e llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme;
- Njohuri bazë për planifikim financiar;
- Njohuri për krijimin e raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit;
- Është pikë kryesore kontakti për departamentet e kompanisë dhe palët e treta për çështje financiare dhe kontabël;
- Ndihmon kompaninë e kontraktuar në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit fiskal;
- Ndihmon nga ana teknike me informacion dhe dokumente të kërkuara nga klientet;
- Sipas nevojes mbështet me dokumente administrative mbikqyrësin;
- Raporton tek mbikqyresi i drejtëpërdrejtë.
- Kryen punë të tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit dhe stafi menaxhues.
Kualifikimet dhe kompetencat kyçe të nevojshme:
- Diplomë e nivelit Bachelor, i preferueshëm drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet mirëpo në rastet kur kjo mungon, kompensohet me vitet e eksperiencës, apo referencat pozitive nga punëdhënësi i mëparshëm;
- Preferohet të jetë student në SCAAK;
- Përvojë pune së paku 1 vit ne fushën e financave apo të ngjashme;
- Njohuri në programin QuicBooks;
- Njohuri të shëklqyeshme rreth pakos Microsoft Office;
- Përmbushja e detyrave në afat dhe me përgjegjësi;
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikative, organizative, kujdes i shtuar në detaje;
- Nivel i lartë i maturisë dhe përgjegjësisë;
- Përmbush detyrat në afat dhe me përgjegjësi edhe ne momentet kur niveli i stresit dhe presioni është me i lartë;
- Njohuri të gjuhës angleze.
Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, (si dhe çdo informacion tjetër që ju e konsideroni të rëndësishëm) në e-mailin hr@novus.consulting duke deklaruar qartë pozitën për të cilën po aplikoni. Afati i fundit për dërgimin CV-se tuaj për këtë pozitë të hapur është deri më 10 Shkurt 2023.