1

Kontabilist/e

Ruaj
Evapify
Follow
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Vende të lira pune nga kompania “Evapify”

Emri i pozitës; Kontabilist

Vendi: Prishtine

Evapify është kompani që si aktivitet primar ka distribuimin dhe shitjen vapës (cigareve elektronike me avullosje) në rajon, me zyre qendrore në Prishtinë.

Kompania do të ofrojë:

  • Pajisje moderne;
  • Pagë konkurruese;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Trajnime profesionale;
  • Mundësi zhvillimi profesional në një kompani vazhdimisht në rritje.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi i faturave të blerjeve vendore dhe importeve në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera te zbatueshme.
  • Mirëmbajtja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore.
  • Mbulon kontrollimin e faturave të shitjes dhe blerjes duke mbikëqyrur gjithë dokumentacionin përkatës;
  • Kontrollon regjistrimet e arkëtimeve dhe pagesave sipas llogarive;
  • Menaxhon dhe mirëmban stokun/depon e produkteve të kompanisë;
  • Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit.
  • Harton dhe raporton raportin ditor të borxheve;
  • Bën përgatitjen e deklarimeve (përfshirë edhe TVSH-në) dhe i dërgon për aprovim tek Menaxheri

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik;
  • Te ketë njohuri të avancuara për kontabilitet;
  • Përvojë pune minimum 2 vjet;
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi;
  • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
  • Aftësi analitike në punë;
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale.

Aplikimet mund ti dërgoni deri më 25.01.2023 në hrkosovo@evapify.com duke përfshirë CV-në aktuale dhe një përshkrim të shkurtër se pse kjo pozitë është e përshtatshme për ju.

Shikime 3,630
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 25/01/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet