Ministria e Financave
Zyrtar për Menaxhimin e Borxheve (Zyra e Përparme)
Shpërndaje
	 	 

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Kosovës, Rregulloren nr. 02/2011 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës, si dhe nenin 4.2. të Ligjit Bazik 03/L-148 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Thesari në Ministrinë e Financave, publikon këtë:

KONKURS

Institucioni: Thesari i Kosovës – Ministria e Financave

Titulli i pozitës: Zyrtar për Menaxhimin e Borxheve

Divizioni: Menaxhimi i Borxheve / Zyra e Përparme               

Numri i referencës: 14/2019/ TH- BF/1210

Kategoria Funksionale: Niveli profesional

Koeficienti: 7 / Grada 9

Lloji i pozitës: i Karrierës

Orari i Punës: 40 orë në javë ( me orar te plote )

Kohëzgjatja e emërimit: nëpunësi i karrierës ( pa afat te caktuar )

Periudha provuese : Dymbëdhjetë (12) muaj

Nëpunësi raporton te: Udhëheqësi i Divizionit të Borxheve

Qëllimi i vendit të punës:

Realizimin e detyrave të parapara për pozitën përkatëse në funksion të menaxhimit efikas të Borxhit Publik të Kosovës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillon komunikim dhe bashkëpunim profesional me palët bashkëpunëtorë të jashtëm;
  • Në koordinim edhe me Njësinë përkatëse të Divizionit për Menaxhimin e Borxhit zhvillon analizat e riskut në portfolio për secilën kredi në procesin e negocimit;
  • Përgatitë Kalendarin e emetimit të Letrave me Vlerë, kalendarët mujor dhe shpalljet e ankandeve sipas legjislacionit në fuqi;
  • Përgatitë raporte analitike për tregun e brendshëm dhe tregjet e jashtme të Letrave me Vlerë;
  • Përgatitë raporte të rregullta për Borxhin e Brendshëm;
  • Mbështet aktivitetet e Divizionit për Menaxhimin e Borxhit për dizajnimin e Programit të Borxhit Shtetëror si dhe draftimin e strategjisë vjetore të emetimit të Letrave me Vlerë;
  • Kryen edhe punë dhe detyra tjera në mbështetjen e Njësisë së Pasmë të Divizionit të borxheve për raporte dhe procedimin e pagesave për Borxhin e Brendshëm;
  • Mirëmban dosjet elektronike dhe fizike për Borxhin Shtetëror;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe për të siguruar menaxhim efektiv dhe efikas të Borxhit Shtetëror.

Kualifikimi dhe përvoja

  • Diploma e universitetit në fushën e Ekonomisë;
  • Minimum dy (2) vite përvojë pune profesionale.

Shkathtësitë e kërkuara

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar;
  • Njohuri të gjuhës Angleze, në të folur dhe të shkruar e obligueshme;
  • Aftësi për të krijuar marrëdhënie pune të shkëlqyeshme ndër-personale, dhe për të menaxhuar;
  • Aftësi që çështjet e ndërlikuara të analizohen dhe përcillen në mënyrë efektive dhe efikase;
  • Aftësi të mira për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme dhe aftësi për të punuar nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Aftësi të avancuara analitike dhe transmetuese.
  • Përvoja e punës ne institucionet financiare ka përparësi

Punonjësit e Shërbimit Civil të Kosovës i nënshtrohen Ligjit për Shërbimin Publik të Kosovës dhe standardeve të mirësjelljes dhe ato etike të parapara në Kodin e Mirësjelljes së Shërbimit Civil.

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Punonjësit e Shërbimit Civil të Kosovës i nënshtrohen Ligjit për Shërbimin Publik të Kosovës dhe standardeve të mirësjelljes dhe ato etike të parapara në Kodin e Mirësjelljes së Shërbimit Civil.  

Thesari - Ministria Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t`i bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës së punës (raport nga Trusti i Pensional i Kosoves), nje CV, dhe dy referenca. Për kualifikimet e kerkuara kerkohen dëshmi: çertifikata ose diploma relevante, etj.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: mf.rks-gov.net 

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i X, zyra nr. 1008.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Afati i konkurrimit është prej datës, deri me datën 08.05.2019, deri me datën 23.05.2019 në orën 16:00 (sipas orës zyrtare të objektit).

Konkursi  është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.  Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 066.

TAGS: Ministria e FinancavePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 904
Kategoria Menaxhment
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US