Ministria e Financave

Analist Funksional i SIMFK

	 	 

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Kosovës, Rregulloren nr. 02/2011 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës, si dhe nenin 4.2. të Ligjit Bazik 03/L-148 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Thesari në Ministrinë e Financave, publikon këtë:

KONKURS

Institucioni: Thesari i Kosovës – Ministria e Financave

Titulli i pozitës: Analist Funksional i SIMFK

Divizioni: Sistemi Informativ Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK)

Numri i referencës: 13/2019/ TH- BF/640

Kategoria Funksionale: Niveli profesional

Koeficienti: 7 / Grada 9

Lloji i pozitës: i Karrierës

Orari i Punës: 40 orë në javë ( me orar te plote )

Kohëzgjatja e emërimit: nëpunësi i karrierës ( pa afat te caktuar )

Periudha provuese : Dymbëdhjetë (12) muaj

Nëpunësi raporton te: Udhëheqësi i Divizionit për SIMFK

Qëllimi i vendit te punës:

Realizimi i detyrave te parapara për pozitën analist funksional i Sistemit Për Menaxhimin e Financave Publike Të Kosovës (SIMFK)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Funksionalizimi i SIMFK-së sipas strukturës nga plani kontabël.
  • Përkrahje në ndërtimin e kapaciteteve  të ekipit të Divizionit te SIMFK-së.
  • Mbështetje përdoruesve te SIMFK-së, zgjidhja e tiketave te ngritura nëpërmes njësisë se Tavolinës  Ndihmëse  (TN).
  • Asiston rreth çdo ndryshimi ne strukturën funksionale te SIMFK-së.
  • Asiston në përgatitjen e udhëzuesve për përdorim të SIMFK-së.
  • Përgatitja dhe funksionalizimi i bazës testuese për testim dhe trajnim.
  • Mbajtja e marrëdhënieve të mira me të gjithë përdoruesit e SIMFK-së dhe zhvillimi i një fryme te shëndosh bashkëpunimi.
  • Zbaton Rregulloret dhe procedurat aktuale qe kanë të bëjnë me Divizionin e SIMFK-së
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës nga menaxhmenti.

Kualifikim dhe përvoja:

  • Diploma e universitetit në fushën e Ekonomisë
  • Përvojë profesionale - 2 vjeçare,
  • Aftësia për te punuar ne një ambient shumë etnik,
  • Njohja e thelluar e Microsoft Office

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Aftësi analitike dhe shkathtësi komunikuese
  • Njohja e gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur) dhe gjuhëve tjera zyrtare është përparësi.
  • Shkathësi të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike (Word, Excel, Power Point, Access, internet)
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;

Punonjësit e Shërbimit Civil të Kosovës i nënshtrohen Ligjit për Shërbimin Publik të Kosovës dhe standardeve të mirësjelljes dhe ato etike të parapara në Kodin e Mirësjelljes së Shërbimit Civil.

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Punonjësit e Shërbimit Civil të Kosovës i nënshtrohen Ligjit për Shërbimin Publik të Kosovës dhe standardeve të mirësjelljes dhe ato etike të parapara në Kodin e Mirësjelljes së Shërbimit Civil. 

Thesari - Ministria Financave  ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës së punës (raport nga Trusti i Pensional i Kosovës , një CV, dhe dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : mf.rks-gov.net; 

Dokumentacioni, ( Aplikacionet) duhet të dorëzohen në Divizionin e Administratës &T.I së Thesarit, Ndërtesa e Qeverisë, te Menaxheri i Personelit, kati i X, zyra nr. 1008.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese  1 vjeçare.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Afati i konkurrimit është prej datës 08.05.2019 deri me datën 23.05.2019, deri në orën 16:00 (ora zyrtare e objektit).

Konkursi  është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.  Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 066

TAGS: Ministria e FinancavePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 856
Kategoria Ekonomi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC