Korporata Rugove

Ndihmës Liferues (2)

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës:

NDIHMËS LIFERUES (2)

ZYRA QENDRORE E UJË RUGOVE, SHKABAJ, PRISHTINË.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të pozitës:

  • Bën ngarkimin, transportimin dhe bartjen e mallrave nëpër pikat e kontraktuara;
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Transporton mallrat e korporatës në tërë territorin e Kosovës;
  • Ndihmon liferuesin me të cilin është caktuar në kryerjen e detyrave të tij ditore;
  • Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor;
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Eksperience pune në distribuim për të paktën 1 vit;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore dhe punë nën presion;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Patent shofer, kategoria B.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 21 maj 2019, kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

TAGS: Korporata RugovePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2062
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC