PREMIUM PLUS

Pozita të lira pune në AutoLlapi (4)

Auto Llapi
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita të lira pune në AutoLlapi.

Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të aktiviteteve të saj, kompania jonë AUTO LLAPI SH.P.K., është në kërkim të personave të motivuar dhe që kanë dëshirë të jenë pjesë e ekipit tonë.

Këto pozita të punës janë të hapura:

Agjent i Shitjes

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shitja direkte në terren e pjesëve të automjeteve si dhe materialeve dhe aksesorëve tjerë
  • Mirëmbajtja e raporteve me klientët ekzistues dhe themelimi i raporteve me klientë të rinj
  • Pranimi i porosive nga klientët, procesimi dhe dërgimi i atyre porosive
  • Detyra të tjera të ngjashme, të caktuara nga menaxhmenti i kompanisë

Kriteret e kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme (preferohet lëmia e tregtisë ose ekonomisë ), kërkohet diploma
  • Përvojë pune në shitje së paku 1 vit ( preferohet në lëminë e auto pjesëve ose auto industrisë )
  • Të jetë person i orientuar për shërbim ndaj klientit
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës
  • Të ketë aftësi për punë ekipore (të jetë person bashkëpunues me stafin e kompanisë)
  • Aftësi shumë të mira komunikuese
  • Njohuri rreth produkteve dhe brendeve të auto pjesëve (të paktën njohuri bazike)
  • Kërkohet patent shoferi kategoria B 

 Apliko këtu -   https://autollapi.com/karriera/?lang=sq


Shitës në dyqan


Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shitja direkte e pjesëve të automjeteve si dhe materialeve dhe aksesorieve tjera.
  • Mirëmbajtja e raporteve me klientët ekzistues dhe themelimi i raporteve me klientë të rinj.
  • Pranimi i porosive nga klientët dhe procesimi i atyre porosive.
  • Detyra të tjera të ngjashme, të caktuara nga menaxhmenti i kompanisë.

Kriteret e kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme (preferohet lëmia tregtisë ose ekonomisë), kërkohet diploma.
  • Përvojë pune në shitje së paku 1 në lëminë e auto pjesëve.
  • Të jetë person i orientuar për shërbim ndaj klientit.
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi për punë ekipore (të jetë person bashkëpunues me stafin e kompanisë).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Njohuri rreth produkteve dhe brendeve të auto pjesëve (të paktën njohuri bazike).
  •  Kërkohet patent shoferi kategoria B.

 Apliko këtu -   https://autollapi.com/karriera/?lang=sq


Depoist 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi dhe dorëzimi i porosive/transfereve
  • Përgjegjës për kontrollin dhe menaxhimin e stokut
  • Përgjegjës për planifikimin e porosive ndaj furnitorëve
  • Mirëmbajtja e depos
  • Detyra tjera të ngjashme të caktuara nga mbikëqyrësi

Kriteret e kërkuara:

  • Të ketë përvojë pune në pozitën e ngjajshme
  • Minimalisht diplomë e shkollës së mesme
  • Njohja e mirë e MS Office (Word, Excel)
  • Aftësi që të punojë në ekip si dhe në mënyrë të pavarur me një mbikëqyrje të vogël
  • Përvoja e punës në lëmin e autopjesëve (konsiderohet përparësi)
  • Patentë shofer, kategoria B

 Apliko këtu -   https://autollapi.com/karriera/?lang=sq


 Shofer 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për transportin, si dhe për bartjen e mallit;
  • Mban përgjegjësi për mbajtjen me rregull të automjetit të besuar në punë, i cili është pronë e ndërmarrjes dhe kujdeset për të.
  • Detyra të tjera të ngjashme, të caktuara nga menaxhmenti i kompanisë.

    Kriteret e kërkuara:
  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme.
  • Përvojë pune si shofer së paku 1 vit.
  • Të jetë person i orientuar për shërbim ndaj klientit
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës
  • Të ketë aftësi për punë ekipore (të jetë person bashkëpunues me stafin e kompanisë)
  • Aftësi shumë të mira komunikuese
  • Njohuri rreth produkteve dhe brendeve të auto pjesëve (të paktën njohuri bazike)
  • Kërkohet patent shoferi kategoria B

Serviser i Baterive

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi i baterive
  • Servisimi i baterive
  • Detyra tjera të ngjashme të caktuara nga mbikëqyrësi

Kriteret e kërkuara:
- Të ketë përvojë pune së paku 1 vit.

Apliko këtu -   https://autollapi.com/karriera/?lang=sq
Për çdo pyetje apo paqartësi mund të na shkruani përmes e-mail: jobs@autollapi.com

Nese keni ndonje kërkesë ose ndonjë propozim ju lutem na shkruani.

Shikime 6,784
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 27/01/23 (Skadon: SOT)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management