Korporata Rugove

Monitorues i Logjistikës

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës:

MONITORUES I LOGJISTIKËS

ZYRA QENDRORE E UJË RUGOVE, SHKABAJ, PRISHTINË.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të pozitës:

  • Mban evidencën për furnizimet me derivate;
  • Monitoron përmes sistemit të GPS të gjitha automjetet e korporatës;
  • Bën futjen e të dhënave në sistem lidhur me shpenzimet e mirëmbajtjes;
  • Krijon dhe përgatit raporte të rregullta të punës;
  • Ndihmon udhëheqësin e parkut vozitës në kryerjen e përgjegjësive dhe detyrave të tij të punës;
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Shkollimi i lartë universitar konsiderohet përparësi;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore dhe punë nën presion;
  • E preferueshme të ketë së paku një (1) vit përvojë pune profesionale;
  • Njohës i mirë i kompjuterit dhe programeve të paketës MS Office, sidomos i Excel;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Mosha e preferuar 25-35 vjeçare.
  • Patent shofer, kategoria B.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 19 maj 2019, kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

TAGS: Korporata RugovePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2185
Kategoria Logjistikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC