Komuna e Gjakovës

Roje pylli (1)

	 	 

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Nr. 01-111/01-16784 Datë: 03.05.2019 Gjakovë

Duke u bazuar në paragrafin 1 dhe 2 të nenit 8 të Ligjit të Punës numër 03/L-212, nenin 4 të Ligjit për Shërbimin Civil numër 03/L-149 dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

S H P A L L J E      E      R E K R U T I M I T

Njësia: Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Titulli i vendit të punës: Roje Pylli (në rajonin e Rekës së Keqe)

Niveli i pagesës: sipas koeficientit 4.5

Numri i ekzekutuesve: 1 (një)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbrojtja e pyjeve dhe tokave pyjore nga prerjet ilegale, zjarret pyjore dhe sëmundjet e pyjeve;
  • Të ruaj nga dëmtimet rrugët pyjore dhe objektet pyjore;
  • Përcjell realizimin e planeve operative të shfrytëzimit, mbrojtjes, ngritjes dhe ndërtimit të Infrastrukturës pyjore;
  • Merr pjesë në damkosjen e masës drusore në ngastrat e parashikuara;
  • Dhënja e dokumentit përcjellës (flete përcjellja e transportit);
  • Përgatit fletëparaqitjet për veprimet ilegale të prerjes, nxjerrjes, grumbullimit, përpunimit të materialit drunor dhe të njëjtat i dërgon në Gjykatën kompetente;
  • Kryen edhe punë të tjera të kësaj natyre sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Procedura e konkurimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit ekzistues.

Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • Të kenë së paku dy vite përvojë pune;
  • Aftësi dhe shkathtësi fizike për ecje në terrene malore;
  • Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;

Kohëzgjatja e kontratës: në kohë të pacaktuar.

Puna provuese: 12 muaj.

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete (15) ditë kalendarike nga data e publikimit (nga 03.05.2019 deri 17.05.2019).

Dokumentet e kërkuara:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës profesionale (kopje); Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. -Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: Komuna e Gjakoves, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 177
Kategoria Sigurim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC