1
PREMIUM
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita e punës: Menaxher/e projekti në arkitekturë/dizajn interier

GALA është në kërkim të një Menaxher/e projekti në arkitekturë/dizajn interier për studion urbane në zemër të Cyrihut. 

GALA është një studio për dizajn interier që projekton dhe realizon zona të shitjeve (POS), si dhe mbështetë kompanitë për të ringjallur brendet e tyre të fuqishme dhe krijon hapësira që mahnitin klientët e tyre.

Datyrat e pozitës:

  • Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve të arkitekturës dhe dizajnit interier në të gjitha fazat e punës
  • Mbikqyrja e fazës së projektimit dhe zbatimit deri në dorëzimin e projektit
  • Krijimi i dokumenteve të projektit (vizatime, plane, etj.)
  • Përpunimi i aplikacioneve për ndërtesa, planeve të zbatimit dhe tenderave
  • Mbikqyrja e përfaqësimit të klientit gjatë gjithë rrjedhës së projektit
  • Menaxhimi CRM, blerja, menaxhimi i ekipit/burimeve, përpilimi i kostove/ofertave

Ky është profili yt

  • Ti ke pasion për projektet kërkuese, punon në mënyrë të strukturuar dhe nuk e keni problem të merrni përsipër përgjegjësi.
  • Je personalitet i angazhuar dhe komunikues, të pëlqen të inkuadrohesh në kulturë dhe metoda të punës në një zyre me rritje të shpejtë falë mënyrës ndërdisiplinore të të menduarit. 
  • Ke diplomë në arkitekturë ose dizajn interier (universitet ose kolegj teknik) dhe disa vite përvojë në projekte drejtuese, duke përfshirë koordinimin e ekipeve të brendshme dhe partnerëve të jashtëm.
  • Njohuri të mira të AutoCAD dhe idealisht përvojë me ArchiCAD dhe BIM
  • Njohuri të standardeve të SIA
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe argumentimi në gjermanisht (C1) dhe anglisht (B2) do te plotësonin profilin tuaj.

Ajo që ne ofrojmë

  • Mundësi për zhvillim dhe hapësirë për dhënien e ideve tua
  • Sfida të ndryshme profesionale me projekte dhe klientë entuziast dhe vazhdimisht të rinj
  • Një shpirt ekipor dhe hierarki të sheshta

A kemi ngjallur interesin tuaj?

Nëse po, presim me padurim të pranojmë dokumentet tua të aplikimit (CV-në dhe portofolin) duke përfshirë pritjet tua rreth pagës  dhe caktimin e datës së mundshme të fillimit në: a.marniku@galadesign.ch

Shikime 1,513
Kategoria Menaxhment
Skadon 14/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management