1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

KONKURS

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

  • Një (1) Nëpunës-e ne qendren e thirrjeve per kujdes ndaj klienteve për zyrën qendrore në Prishtinë
  • Nje (1) Nëpunës-e për verifikim të të dhënave për zyrën qendrore, me afat të caktuar, në Prishtinë
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Obiliq

Nëpunës-e ne qendren e thirrjeve per kujdes ndaj klienteve (pozita 1)

Përgjegjësitë:

  • Te kontaktoj permes telefonit klientet qe kane marre kredi nga KRK, Të kontaktoj dhe monitoroj permes telefonit klientët në vonesë;
  • Të promovoj ofertën kreditore tek klientët permes telefonit;
  • Të bëj anketa me klientë/palë rreth shërbimeve të ofruar nga institucioni dhe kenaqesise se klienteve me sherbimet e ofruara,
  • Te regjistroj thirrjet e bera dhe pergjigjet nga klientet ne databaze,
  • Të mbledh, analizoj dhe raportoj te dhenat qe pranon nga qendra e thirrjeve
  • Punë të tjera të cilat ndërlidhen me sherbimin ndaj klienteve dhe monitorimin e tyre,

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime te ngjajshme,
  • Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme ne sektorin financiar (e preferueshme) Aftësi te mira komunikimi verbal dhe ne te shkruar,
  • Aftesi te mira te perqendrimit (ne bisede telefonike), degjimit aktive dhe adaptimit ndaj kerksave te klienteve.
  • Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip, Njohuri të punës me kompjuter dhe te programeve Microsoft Office,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme

Nëpunës-e për verifikim të të dhënave (pozita 2)

Përgjegjësitë:

  • Bene verifikimin e te dhenave nga raportet e software-ve, Bene krahasimin e te dhenave nga raportet e software-ve, Bene testimin e te dhenave nga raportet e software-ve,
  • Verifikon konsistencën, plotësinë dhe saktësinë e të dhënave dhe raporton diferencat tek përgjegjësit për përmirësim,
  • Bene monitorimin dhe sigurohet që diferencat janë përmirësuar,
  • Përgatit raporte lidhur me kualitetin e të dhënave të software-ve dhe të dhënave tjera
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi dhe ne fusha te nderlidhura me informatike, Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri të punës me kompjuter, programet Microsoft Office (njohuri të avancuara ne excel e domosdoshme),
  • Trajnim relevant në fushën e të dhënave (e preferueshme),
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip, Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer, kategoria B (e preferueshme).

Analist-e Kreditor-e (pozita 3)

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit, Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të
  • kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat, Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht), Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office, Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip, Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur deri me dt. 15.12.2022. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Shikime 2,817
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 15/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë, Kastriot
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management