Koordinator/e për Buxhetimin Gjinor
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të re pune me orar të plotë.
Ju lutemi dërgoni në kosovawomensnetwork@gmail.com me titull (subject): “RrGK: Koordinator/e për Buxhetimin Gjinor”, deri me 28 dhjetor 2022:
- CV-në tuaj;
- Letrën motivuese në shqip ose anglisht; dhe
- Dy letra reference (me kontakte)
Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:
- Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
- Përkushtim dhe interesim për të mbështetur fuqizimin e lëvizjes feministe në Kosovë
- Së paku diploma Bachelor në ekonomi, shkenca sociale, apo fusha të ngjashme;
- Interesim për të mësuar shkrimin dhe përgatitjen e materialeve në lidhje me Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGj);
- Njohuri me financa dhe politika fiskale;
- Idealisht, të kenë marrë pjesë në module si Financa Publike, Statistika, Mikroekonomi dhe Makroekonomi;
- Të jenë të mirë me përpilim të dhënash cilësore në Excel;
- Të posedojnë shkathtësi në komunikim dhe punë ekipore;
- Interesim për të kontribuar për ndryshimin dhe zbatimin e politikave ekonomike drejt barazisë gjinore në Kosovë dhe rajon;
- Njohuri dhe përvojë me kornizën relevante ligjore të Kosovës, institucionet e Kosovës dhe proceset vendimmarrëse;
- Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në shqip dhe anglisht;
- Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
- Shkathtësi të organizimit;
- Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunojë mirë me ekipin dhe organizatat e tjera jo-qeveritare;
- Ndershmëri, durim dhe aftësi për tu adaptuar lehtë;
- Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme në mënyrë të pavarur.
Përgjegjësitë kryesore janë:
- Në përgjithësi, të jetë përgjegjës/e për koordinimin efikas, efektiv dhe në kohë të të gjitha aktiviteteve të parapara në projekt në bashkëpunim me partnerët rajonal nga Ballkani dhe anëtarët e stafit të RrGK;
- Të mbështesë fuqizimin e lëvizjes feministe në Kosovë në përputhje me Strategjinë e RrGK-së, specifikisht lidhur me BPGj;
- Të kryejë hulumtime inovative në lidhje me BPGj në Kosovë, duke përfshirë zbatimin e indikatorit të Objektivit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së për BPGj dhe lidhur me mjedisin;
- Të shkruaj përmbledhje politikash dhe raporte në lidhje me BPGj në Kosovë;
- Të shqyrtojë dhe komentojë projektligjet dhe politikat nga perspektiva gjinore në Kosovë, veçanërisht lidhur me buxhetimin;
- Të analizojë buxhetin e Kosovës nga perspektiva gjinore;
- Të mbështesë dhe të angazhohet në avokim në lidhje me rekomandimet kërkimore, drejt institucionalizimit të BPGj në Kosovë;
- Të përkrahë dhe të mentorojë organizatat anëtare dhe partnerët në drejtim të avancimit të kapaciteteve të tyre ne BPGj;
- Të përgatis raporte, përfshirë takimin me partnerë për të shënuar përparimin e tyre të raportimit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoren e Programit të RrGK;
- Të mirëmbajë dhe të rishikojë databazën e monitorimit dhe vlerësimit të projektit.
Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.
Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.