1
PREMIUM

Asistente Administrative, Agjent i shitjes, Serviser i aparatave të kafesë

Ruaj
Auburn Dreams
Follow
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Auburn Dream shpk në Ferizaj, përfaqesues i Manuel Caffe për Kosovë shpall konkurs për:

  • Asistente Administrative (Ferizaj),
  • Agjent i shitjes (Ferizaj),
  • Serviser i aparatave të kafesë(Ferizaj)

Kriteret për pozitat e cekura janë si në vijim:

ASISTENTE ADMINSTRATIVE

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bënë shitjen e faturave ndaj klientëve,
  • Regjistron blerje dhe shiitjet në program,
  • Përcjell shitjet javore dhe mujore, duke ia raportuar  menaxherit,
  • Përcjell kartelën e artikullit dhe te furnitorit
  • Përgatitë kontratat ndaj furnitorëve
  • Siguron të gjitha veprimet në pajtim me rregulloret e kompanisë dhe konform ligjeve në guqi,
  • Arkivon dhe fajllon dokumentet e nevojshme si dhe protokollon të njejtat përmes arkivës së kompanisë,
  • Kryen dhe punë tjera të ngjashme sipas kërkesës së menaxherit.

Kualiifikimet:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
  • Të ket të përfunduar studimet  bachelor në lëmi të ngjashme,
  • Njohja e programeve Word dhe Excel,
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme,
  • Njohja e programit RI-KONT është përaprësi
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve

AGJENT I SHITJES
Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Vizita te rregullta të klientëve sipas route planit.
  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi.
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave.
  • Prezanton produktet e kompanisë.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që  i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikmet:

  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi.
  • E domosdoshme përvojë pune në fushën e shitjes.
  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur.
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve.
  • Aftësi për punë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi.
  • Patentë Shoferi- Kategoria B.

SERVISER
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përkujdeset për mirëmbajtjen e aparatave dhe pajisjeve të kafes për të gjithë klientët e kompanisë.
  • Viziton pikat sipas route planit.
  • Kontrollim i paisjeve (aparat-mulli)
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen.
  • Bën montim dhe demontim të paisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit.
  • Jep sugjerime të ndryshme për realizimin sa më të lehtë të punëve në dakordim me personat përgjegjës.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen

Kualifikimet:

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme teknike.
  • Preferohet përvojë e punës në lëminë e servisimeve.
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë.
  • Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve.
  • Të ketë aftësi për të shpërndarë njohuritë dhe për të mësuar të tjerët.

I mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë duke dërguar aplikacionin (CV) përmes e-mail adresës elektronike në: info@auburndreams.com Në subjekt shënoni pozitën për të cilën po aplikoni. 
Gjithashtu mund të aplikoni edhe fizikisht tek zyrat Auburn Dreams, rruga Vëllezërit Gërvalla nի Ferizaj apo edhe përmes telefonit në +38349769050Konkursi është i hapur deri më datëm 15.12.2022.

Shikime 4,927
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 31/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management