1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Galla Coffee përpunohet në fabrikën moderne për pjekjen dhe përpunimin e kafesë e cila ndodhet në Keqekollë pranë Prishtinës. Kjo fabrikë zotron një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe është e pajisur me aparaturë moderne.

Caffe Group Sh.P.K shpall konkurs për pozitat:  

Shitës/e Ambullantiv/e: 2 pozita 

 Kualifikimet e kërkuara: Shitës/e Ambullantiv/e.

  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi.
  • E domosdoshme përvojë pune në fushën e shitjes.
  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur.
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve.
  • Aftësi për punë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi.
  • Patentë Shoferi- Kategoria B.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: info@caffegroup.com Mund te aplikoni edhe fizikisht tek zyrat e Caffe Group me adresë: Rruga Ukshin Hoti nr.120 10000 Prishtinë.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 08.12. 2022 deri më  25.12. 2022

Shikime 3,428
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 25/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management