NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES:
- Analist për vlerësim të kolateralit në Sektorin për Menaxhim të Riskut ( një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universiteti në ekonomi, arkitekturë, ndërtimtari ose të ngjashme;
- Preferohet të jetë i licencuar për vlerësimin e pronave të paluajtshme të shkalles IA;
- Të ketë së paku dy vite përvojë punë në institucione financiare;
- Aftësi të mira në komunikim;
- Aftësi nder-personale;
- Të ketë njohuri të përdorimit të Microsoft Office;
- Të ketë njohuri të avancuar të gjuhës angleze;
- Obligohet posedimi i lejes se vozitjes “B”.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Vlerëson pasurinë e paluajtshme që ofrohet si mjet i sigurimit (hipotekë);
- Vlerëson dhe jep mendim për përshtatshmërinë e vlerësimeve të ekspertëve apo institucioneve kompetente për vlerësimeve, që dërgohen nga ana e kërkuesve të kredive;
- Me rastin e hartimit të vlerësimeve jep shpjegime konkrete lidhur me qëllimin e elementeve të caktuara, në përputhje me metodologjinë e shfrytëzuar me rastin e përllogaritjes së vlerësimit të pasurisë, si dhe shpjegime për rritjen apo pakësimin e vlerës metodologjike të pasurisë;
- Merr qëndrim të qartë dhe pa dykuptimësi për mundësinë e shitjes së mëvonshme në treg të pasurisë që ofrohet si mjet i sigurimit (hipotekar) dhe propozon se a të pranohet apo jo pasuria e ofruar si mjet sigurimi;
- Viziton kolateralet së paku një herë në vit, përcjell vlerat e tyre, harton raporte në lidhje me ndryshimet eventuale që vëren e konstaton, sugjeron dhe ofron propozime konkrete lidhur me to;
- Harton planin e veprimit për inspektimin e kolateraleve dhe për përcjellje e vlerave të tyre;
- Rregullisht përcjell tregun e paluajtshmërive në tregun kosovar dhe detekton ndryshimet;
- Kryen punë dhe detyra tjera në kuadër të fushëveprimit të vendit të vet të punës me kërkesë të drejtorit të Sektorit dhe të Bordit Udhëheqës të Bankës.
MËNYRA E APLIKIMIT
Nevojitet vetëm të dërgoni CV-në, një kopje të kualifikimit shkollor dhe të letërnjoftimit në e-mail hr@nlb-kos.com dhe atë, deri më 16 dhjetor 2022. Me rastin e aplikimit, ju lutemi, të shkruani emërtimin e pozitës për të cilin aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.