Finca Kosovo
Program i Praktikës
Shpërndaje
	 	 

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 1.7 milion klientë. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione,

FINCA Kosovë ofron mundësi zhvillimi përmes:

PROGRAMIT TË PRAKTIKËS

Në të gjitha DEGËT E FINCA Kosovë dhe DEPARTAMENTET ne kuadër të Zyrës Qendrore

FINCA Kosovë mirëpret studentët e kualifikuar të aplikojnë për Programin e Praktikës, ku ata mund të fitojnë përvojë të vlefshme praktike në njërën nga 27 Degët tona apo Departamentet e Zyrës Qendrore. Qëllimi i këtij programi është që studentëve t’u jepet mundësi për të konsoliduar njohuritë e tyre teorike me përvojën praktike.

Programi i praktikës, ofrohet për periudhën 4 mujore (01 Korrik 2019 – 31 Tetor 2019).

Gjatë kësaj periudhe programi i praktikës ofron mundësi:

  • Për zhvillimin e njohurive duke kombinuar aspektin teorik me praktikën;
  • Përgatitje për tregun e punës, duke punuar me mentorë professional;
  • Mundësi e mirë e kyçjes në sistem financiar të Kosovës;
  • Mundësi edhe të ofrimit të punës pas përfundimit të suksesshëm të praktikës;
  • Praktika ofrohet pa pagesë.

Kriteret për aplikim:

  • Studentët të cilët kanë diplomuar ose janë afër diplomimit;
  • Kandidatët me aftësi shumë të mira të komunikimit;
  • Gadishmëri për të punuar me orar të plotë të punës;
  • Njohja e gjuhës Angleze është përparësi.

Procesi i përzgjedhjes:

  • Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e lartpërmendura do të ftohen për fazën e selektimit;
  • Praktikantët do të pajisen me çertifikatën përkatese të përfundimit me sukses të praktikës.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online në web faqen: Kosovo.FINCA.org ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën: recruitment@fincakosovo.org si dhe në hr@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 31/05/2019

Kosovo.FINCA.org

TAGS: Finca KosovaPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 7122
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Intern
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC