1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozitë e hapur: Zyrtar/e i/e Financave

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të re pune me orar të plotë: Zyrtar/e i/e Financave

Ju lutemi dërgoni në kosovawomensnetwork@gmail.com me titull (subject): “RrGK: Zyrtar/e i/e Financave”, deri me 26 dhjetor 2022:

  1. CV-në tuaj;
  2. Letrën motivuese; dhe
  3. Dy letra reference (me detaje kontaktuese).

Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:

  • Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
  • Së paku diploma Bachelor në Ekonomi apo fusha të ngjashme;
  • Së paku 5 vjet përvojë me menaxhim financiar;
  • Preferohet përvojë në menaxhimin e financave të projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, apo donatorë të ngjashëm;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e QuickBooks dhe Excel;
  • Njohuri dhe përvojë me kornizën relevante ligjore të Kosovës, praktikat më të mira të kontabilitetit dhe procedurat e prokurimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në shqip, serbisht dhe anglisht;
  • Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
  • Shkathtësi të organizimit;
  • Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunoj mirë me ekipin dhe organizatat e tjera jo-qeveritare;
  • Ndershmëri, durim dhe aftësi për tu adaptuar lehtë;
  • Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme e pavarur.

Përgjegjësitë kryesore janë:

  • Në përgjithësi, të jetë përgjegjëse për menaxhim financiar të duhur për  projekte të financuara nga donatorë ndërkombëtarë;
  • Të sigurojë që çdo gjë të jetë në përputhshmëri me procedurat dhe kushtet e paraqitura sipas rregullave të donatorëve, në pajtueshmëri me kontratën e nënshkruar; 
  • Të sigurojë që çdo gjë të jetë në përputhshmëri me rregulloren e Politikave të RrGK, përfshirë procedurat e menaxhimit financiar;
  • Të sigurojë që çdo gjë të jetë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës;
  • Të mirëmbajë të gjitha të dhënat financiare të projektit;
  • Të organizoj procedurat e prokurimit të projektit;
  • Të ndërmarrë planifikime për financa dhe raportim në bashkëpunim të ngushtë me partneret e projektit;
  • Të rishikojë raportet financiare, dhe të ofrojë kontrollë të kualitetit të menaxhimit financiar të iniciativave që udhëheqen nga përfitueset e granteve;
  • Të përkrahë dhe të mentorojë partneret e projektit dhe përfitueset e granteve të Fondit të Grave të Kosovës (organizata për të drejtat e grave) në menaxhimin e financave;
  • Të sigurojë dorëzimin në kohë dhe të rishikoj data-bazën e orarit të punës.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 26/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet