Kujtesa Net SH.P.K shpall konkurs për vende të lira pune ne pozitën:
Koordinatori I mirembajtjes se infrastruktures te rrjetit HFC– Prishtine
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Percjell mirembajtjen dhe gjendjen e rrjetit te distribuimit HFC ne nivel nacional
- Koordinon dhe suporton ekipet ne terren per mirembajtje, dhe sigurohet qe intervenimet te jene efektive dhe afatgjata
- Merr pjese ne planifikime te rrjetit, ndryshime te nevojshme, dhe mban te informuar udheheqesin e departmentit per nevojat ne mirembajtje te rrjetit, dhe problemet ne terren.
- Ndihmon ekipat e terrenit ne zgjedhje te problemeve me te medha
- Trajnon ekipat e terrenit te mirembajtjes se rrjetit ne perdorimin e metodave te reja dhe pajisjeve te reja te mirembajtjes, ndertimit te rrjetit, etj.
- Udheheq koordinatoret rajonal te terrenit dhe percjell detyrat dhe informatat qe vijne nga tereni.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Përvoje me pune praktike (terren)
- Njohuri ne funksionimin e rrjetave koaksiale dhe pajisjeve te nderlidhura
- Të punojë me integritet,përkushtim dhe motivim në interes të kompanisë.
- Aftësi te mira komunikuese
- Të ketë leje qarkullimi të kategorisë B
Ftohen te interesuarti te dergojne CV-të e tyre bashkë me letrën motivuese në email: hr@kujtesa.com nga 02.12.2022 më datë 15.12.2022
Vetëm kandidatët që do përzgjedhen në listën e ngushtë do kontaktohen.
