Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit te aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat te interesuar për pozitën e hapur të punës Menaxher/e i/e Shitjes.

Nese jeni kandidat i interesuar per aftësim në karrier, dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni.
Lokacioni: Prishtinë
Paga: E pa përcaktuar 
Data e fundit: 30.12.2022
Pozita: Menaxher/e i/e Shitjes
Tipi i kontrates: Kontratë e rregullt pune
Aplikimi: Dergoni CV dhe dokumentet percjellese ne: 
hr@ciao-berto.com

  • Bashkpunon afër me Drejtorin e Shitjes, dhe në realizimin e taskeve javore;
  • Të kontribojë në hartimin e strategjisë së shitjes për kompaninë;
  • Te bashkëpunoj afër me departamentin e marketingut që të promovojë shitjet me ndihmën e skemave të përshtatshme të reklamimit dhe promovimit;
  • Përcjellja e trendeve në bazë të hulumtimit të tregut;
  • Rekrutimi i stafit për departamentin e shitjes, dhe evidentimi i nevojave për trajnim;
  • I ofron forcës shitëse këshilla, mbështetje, informata që u nevojiten për arritjen e objektivave të shitjes, gjenë forma të ndryshme për t’i motivuar si dhe bashkëpunon me të gjitha departamentet e kompanisë (ligjore, financa etj.);
  • Caktimin e buxheteve, parametrave, specifikimet e performancës dhe vlerësimet e shitjeve;
  • Rritja e shitjeve të produkteve dhe zgjerimi i tregut;
  • Gjetja e klienteve te rinj potencial, dhe lidhja e kontratave të bashkëpunimit;
  • Mirëmbajtja e marëdhënjeve të mira me klientët aktual;
  • Kalkulimi i targeteve të arritura dhe aplikimi i bonuseve për forcën shitëse;
  • Raportimet rutinore tek bordi mbi rezulatet e shitjeve;
  • Detyra të tjera siç mund t'i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifi­kimet:

  • Diplome universiteti në drejtimet Ekonomike, Menaxheriale;
  • Përvojë pune 5+ vite;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze;
  • Njohja e gjuhës turke e preferuar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe prezantimi;
  • Aftësi të menaxhimit dhe lidershipit.

Aplikimi: Dergoni CV dhe dokumentet percjellëse nëhr@ciao-berto.com

Ju lusim, gjatë aplikimit në pjesën e subjektit të shkruani pozitën për të cilën aplikoni!

Ciao Berto inkurjon te gjithë kandidatet të aplikojnë, dhe ju siguron për trajtim të barabart në përzgjedhje.

Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cileve ju përshtatet më shumë kërkesave të kompanise do të ftohen për intervistë.

Shikime 6,060
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 30/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management