Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalOda Ekonomike Gjermano-Kosovare shpall konkurs
për Zyrtar/e për përkrahje të investitorëve
(orar i plotë/ 40 orë në javë)
Fillimi i punës: 01.02.2023
KUSH JEMI NE?
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është organizatë që fokusin kryesor e ka tek anëtarët dhe është e përkushtuar për të fuqizuar më shumë lidhjet bilaterale ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. OEGJK është themeluar me iniciativë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, dhe aktualisht përfaqëson 190 kompani anëtarë, të cilat në total punësojnë mbi 25 000 punonjës. Oda këshillon, përkrah dhe përfaqëson kompanitë gjermane në Kosovë që kërkojnë të investojnë, zhvillohen ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre biznesor. Gjithashtu, përkrah dhe këshillon kompanitë kosovare, të cilat tregtojnë me Gjermaninë, përmes një game të gjërë të shërbimeve duke iu krijuar mundësi për rrjetëzim dhe të bërit biznes në të dyja vendet. Meqënësë OEGJK është në zemër të komunitetit të biznesit gjerman në Kosovë, ne si organizatë luajmë një rol aktiv në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes për kompanitë anëtare, duke siguruar një zë të respektuar për anëtarët tanë.
ÇFARË KËRKOJMË NE?
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare është në kërkim të një zyrtar/e për përkrahje të investitorëve, i/e cili/a duhet të ketë aftësi të larta komunikimi dhe fjalor të pasur në gjuhën shqipe dhe gjermane.
Ju do të jeni përgjegjës/e për këshillim dhe përkrahje për kompanitë kosovare që duan të zgjerojnë biznesin në Gjermani dhe për investitorët potencial që duan të investojnë në Kosovë. Ju do të punoni ngushtë me udhëheqësen e departamentit për investitorë të huaj.
Në fazën fillestare të punësimit, OEGJK do të ju trajnojë në këshillim për investitorët dhe në këshillim për eksport.
ÇFARË DO TË BËNI ÇDO DITË?
ÇFARË TË BËN TY NJË SUPER KANDIDAT/E?
ÇFARË OFROJMË NE:
ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NE:
Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, luteni ta dërgoni një letër motivuese në gjuhën angleze/gjermane bashkë me CV përmes emailit në administration@oegjk.org deri më 15.12.2022
Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike! Vetëm kandidatët që janë në rreth të ngushtë do të kontaktohen.
Ju lusim të mos e kontaktoni OEGJK-n për informacione ose pyetje paraprake para se të kontaktoheni!