1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL

KONKURS për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës:

  • Zyrtar i lartë për siguri të teknologjisë së informacionit në Divizionin për Teknologji të Informacionit (një vend pune)
  • Zyrtar i lartë për administrim të rrjetës në Divizionin për Teknologji të Informacionit (një vend pune);
  1. Zyrtar i lartë për siguri të teknologjisë së informacionit

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diploma universitare në shkenca kompjuterike ose lëmi të ngjashme është përparësi;
  • Posedimi i ndonjërës nga certifikatat e pranueshme ndërkombëtarësh ne lëmine e IT sigurisë apo sigurisë kibernetike është përparësi;
  • Njohuri të sisteme operative Windows dhe Linux.
  • Njohuri bazike te bazave të të dhënave, fokus të veçantë në MS SQL Server
  • Njohuri mbi rrjetat kompjuterike;
  • Njohuri në përdorimin e veglave te sigurisë,
  • Njohuri te teknologjive për virtualizim (vmware)
  • Njohuri mbi web serverët e bazuar ne IIS dhe Apache;
  • Aftësi analitike për zbulimin e sulmeve dhe reagimin ne rast te incidenteve te sigurisë;
  • Së paku 3 vjet përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend te punës;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Zhvillimi i kontrolleve specifike dhe efikase të sigurisë për sistemet aplikative, rrjeta, qendrën e te dhënave dhe pajisjet;
  • Planifikimi dhe implementimi i sistemeve të sigurisë në aplikacione, pajisje dhe komponentë tjera te infrastrukturës se TI-së;
  • Hulumtimi dhe gjetja e mënyrave më të mira per sigurim te infrastrukturës së TI-së.
  • Monitorimi për ndërhyrjet dhe sulmet eventuale te jashtme dhe të brendshme, në sistemin informativ te Bankës përmes veglave përkatëse (SIEM dhe vegla tjera te specializuara);
  • Kryerja e detyrave në kuadër të Qendrës Operative te Sigurisë.
  • Kryerja e rregullt e skanimeve të sigurisë se elementeve te sistemit te informacionit të Bankës.
  • Përgatitja e raportit dhe planit të veprimit  dhe monitorimi i eliminimit të dobësive të identifikuara nga skanimet e sigurisë;
  • Përcjellja e shkeljes së rregullave të sigurisë dhe ndërmarrja e veprimeve përmirësuese;
  • Rishikimi dhe vlerësimi i politikave te sigurisë dhe propozimi i përmirësimeve të mundshme;
  • Përgatitja dhe përcjellja e zbatimit të politikave të sigurisë nga ana e të punësuarve;
  • Testimi i arkitekturës së sigurisë me qellim të përcaktimit të nivelit të sigurisë dhe identifikimin e pikave të mundshme të ndërhyrjeve të paautorizuara në sistem;
  • Administrimi i zgjidhjeve te sigurisë (firewall, Endpoint Anti Malware Protection , Web application firewall, vulnerability management, data loss prevention, …)
  • Pjesëmarrja në implementim të projekteve dhe zhvillimeve në fushën e sigurisë së infrastrukturës se TI-së;
  • Kryerja e punëve tjera nga fushëveprimi i vendit te punës sipas urdhrit të udhëheqësit të drejtpërdrejt.

  1. Zyrtar i lartë për administrim të rrjetës

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diploma universitare në shkenca kompjuterike ose lëmi të ngjashme është përparësi;
  • Së paku 2 vjet përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend te punës;
  • Posedimi i ndonjërës nga certifikatat e pranueshme ndërkombëtarësh ne lëmine e rrjetave kompjuterike është përparësi;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Instalimi dhe përkrahja për rrjetat LAN, WAN, internet, intranet dhe ekstranet.
  • Instalimi dhe mirëmbajtja e harduerit dhe softuerit te rrjetës.
  • Administrimi i infrastrukturës komunikuese (pajisjeve dhe lidhjeve), sigurisë, qasjes, vazhdimësisë se afarizmit, përfomances, zhvillimit dhe testimit;
  • Diagnostifikimi dhe rekomandimi i zgjidhjeve për problemet e paraqitura në lan/wan;
  • Zhvillimi, dizajnimi dhe implementimi i procedurave operative në qasjen ndaj serviseve të rrjetit;
  • Kryerja e arkivimeve periodike të konfiguracionit të pajisjeve komunikuese;
  • Instalimi i softuerit për përmirësim dhe avancim të sistemeve operative në pajisjet komunikuese;
  • Monitorimi dhe mirëmbajtja e sigurisë së qasjes ndaj resurseve të rrjetit dhe pajisjeve komunikuese;
  • Vlerësimi dhe modifikimi i performancës së sistemit.
  • Vlerësimi, rekomandimi dhe testimi i procedurave të reja, i softuerit dhe harduerit;
  • Monitorimi i përfomancave lan/wan, rimëkëmbja nga katastrofat në rast nevoje;
  • Rekomandimi i ndryshimeve dhe avancimeve të servisit, me qëllim të uljes së shpenzimeve operative;
  • Këshillimi i ekipit zhvillimor sa i përket shfrytëzimit efikas të gjuhëve programore për qasje ndaj resurseve të rrjetit, këshillimi në rast të problemeve dhe çështjeve të tjera në lidhje me qasjen e menaxhimit me resurset e rrjeteve;
  • Krijimi, grumbullimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit për pajisjet e rrjetit, softuerët dhe konfigurimet;
  • Mirëmbajtja e integritetit dhe sigurisë se rrjetës përmes definimit dhe zbatimit te politikave dhe monitorimit te qasjes në rrjet
  • Përcjellja e teknologjive, zgjidhjeve dhe sistemeve në segmentin e rrjeteve lan/wan;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.

MËNYRA E APLIKIMIT

Nevojitet vetëm të dërgoni CV-në, një kopje të kualifikimit shkollor dhe të letërnjoftimit në e-mail hr@nlb-kos.com dhe atë, deri më 7 dhjetor 2022. Me rastin e aplikimit, ju lutemi, të shkruani emërtimin e pozitës për të cilin aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 6,790
Kategoria Banka
Skadon 07/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management