Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalKadete për Zyrtare Korrektuese - FEMRA (50)
PËRSHKRIMI
RN00010312
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 28/10/2022
Afati për aplikim: 29/11/2022 - 13/12/2022Duke u bazuar në nenin 36 paragraf 1 dhe 2 si dhe nenin 12 paragraf 1 nën paragraf 1.10 të Ligjit Nr. 8/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës, nenit 4 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1, neni 8 të Ligjit nr. 06/L 114 për Zyrtarët Publikë si dhe nenin 6 paragraf 1 dhe 2 nën paragraf 2.1 të Ligjit Nr. 05/L-020 Për Barazi Gjinore, vendimit të Drejtorit të Pergjitshem nr. 1104 datë 27.10.2022, Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpall:
KONKURS
Pozita: Kadet për Zyrtare Korrektues-FEMRA, 50 (pesëdhjetë) vend pune
Koeficienti: 6
Detyrat kryesore:
Kandidatet që aplikojnë për Zyrtar Korrektues në Shërbimin Korrektues duhet t'i përmbushin këto kritere:
Dokumentacioni për aplikim duhet te përmbajë:
Fazat e testimit të kandidatëve
Kandidati i cili dështon në njërën nga fazat e përzgjedhjes nuk ka të drejt të vazhdoj në fazat tjera të procesit të rekrutimit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit, mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitet në Kosovë.
Shënim:
Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë Shërbimi Korrektues i Kosovës Njësia e Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish-Ndërtesa e Rilindjes» kati i 6-të, Zyra Nr. 606, Prishtinë, Kosovë;
Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në, tel: 038/200 18-275, 038/200 18 282, 038/200 18-040, 038/200 18-279- prej orës 08:00 - 16:00.
Aplikimi për pozitën e zyrtare korrektues fillon me datë 28.11.2022 dhe do te jetë i hapur deri me 13.12.2022 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.
TË DREJTË APLIKIMI KANË VETËM PERSONAT E GJINISË FEMËRORE (LIGJI Nr. 05/L-020 PËR BARAZI GJINORE, neni 6 Masat e veçanta 1. Institucionet publike marrin masa të veçanta të përkohshme me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike midis femrave dhe meshkujve në ato fusha ku ekzistojnë pabarazi).
Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të njoftohen përmes ueb- faqes: shkk.rks-gov.net si dhe portalin në ueb faqen e konkurrimeve të SIMBNJ konkursi.rks-gov.net.