1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë :

KONKURS PUNE

Pozitat:  

SHOFER - Kategoria C (2)

PUNËTOR NË DEPO (1)

Lokacioni:              DLS,Xërxë
Data e hapjes:        29.11.2022
Data e mbylljes:     09.12.2022

SHOFER

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Fletëngarkesa e mallit.
  • Liferimi i mallit në pikat e paracaktuara.
  • Vozitja e mjetit motorrik të ndërmarrjes si dhe përgjegjësia për mjetin motorrik kur e drejton atë.
  • Përgjegjës për mallin e ngarkuar në mjetin motorrik të cilin e drejton.
  • Përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht.
  • Në bazë të porosisë, dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar, dhe mallin e dorëzuar te klienti.
  • Dorëzimi i të hollave në baza ditore së bashku me faturën për mallin e shitur.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

PUNËTOR NË DEPO

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
  • Ndihmon shoferin me të cilin është caktuar në kryerjen e detyrave të tij ditore.
  • Bënë ngarkimin dhe transportimin e mallrave nëpër pikat e kontraktuara.
  • Ndihmon shoferin për të dërguar porositë e produkteve në pikën e caktuar.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria C (për Shofer).
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

PROCEDURA PËR APLIKIM:

Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në së bashku me foto përmes e-mail adresës elektronike në: hr@dls-ks.com apo përmes butonit të mëposhtëm "Apliko".

Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejm të rekrutimit.

Shikime 3,796
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 09/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management