1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë:13.06.2008, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111(nenit 9 dhe 13) datë:20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-087) dhe vendimit të datës 24.11.2022 nr.prot. Bordi i përkohshëm i Drejtorëve i Ndërmarrje Publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës ,,Infrakos Sh.a.’’ shpallë:

KONKURS PËR VEND TË PUNËS

Titulli i punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

Vendi: Fushë Kosovë
Afati i fundit për aplikim:  23.12.2022

Titulli i punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

Duke i raportuar Bordit të Drejtorëve, Zyrtari Kryesor i Financave dhe Thesarit është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të Financave dhe Thesarit në NP Infrakos Sh.a.

Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë që të gjithë personat e emëruar si zyrtarë sipas nenit 21 pikës 3 të ligjit bazik për Ndërmarrje Publike nr.03/L-087, gjithashtu bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshim dhe plotesimin e nenit 21, paragrafi 21.4. të ligjit bazik, riformulohet si në vijim: të jenë persona me integritet të njohur të cilët :

  • i plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik),
  • i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligj t bazik) pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l),
  • nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të kompanisë gjegjëse, dhe
  • kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZKFTH-së janë:

Zyrtari Kryesor i Funancave dhe Thesarit është përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve financiare të subjektit të sektorit publik për garantimin e cilësisë dhe pajtueshmërisë së:

  • Dokumentit final të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të planifikimit të ndermarrjes;
  • Raporteve mujore, periodike, gjashtëmujore, vjetore dhe specifike si dhe monitorimin e realizimit të buxhetit sipas planit të biznesit të ndërmarrjes;
  • Të sigurohet se transaksionet financiare, kontabilitetit dhe pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes të jenë në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe aktet nënligjore të miratuara nga Ministri i Financave;
  • Rregulloreve të brendshme të menaxhimit financiar, hartimit të proceseve dhe fushat me rrezik, duke siguruar gjurmët e auditimit për të gjitha proceset në kuadër të subjektit dhe listat për kontroll financiare për të gjithë personelin e financave të ndermarrjes;
  • Udhëheqë evidencat lidhur me mjetet financiare të Korporatës dhe gjendjen e Thesarit;
  • Themelon dhe shqyrton kontrollin e brendshëm financiarë, duke përfshirë edhe blerjet, faturat e parave kesh dhe asetet fikse;
  • Monitoron llogaritë fitimprurëse dhe koordinon pagesat e faturave dhe blerjeve të posaçme;
  • Përgatit dokumentet e Korporatës për auditimin në fund të vitit dhe shërben si një ndërlidhës për auditorët;
  • Shqyrton, marrëveshje financiare dhe mirëmban të gjitha politikat e financiare të lidhura me biznesin;
  • Zhvillon dhe implementon strategjitë financiare afat mesme dhe afat gjate për të siguruar menaxhim dhe siguri të fondeve në mënyrën më profitabile;
  • Inicion ndryshime dhe plane për zhvillimin e stafit në departamentin e financave në pajtim me praktikat moderne ekzistuese në këtë fushë;
  • Zhvillon procedurat për të kontrolluar dhe planifikuar qarkullimin e parave;
  • Siguron që NP Infrakos Sh.a. është në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante ne këtë fushë.

Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit është vartës i të drejtpërdrejtë dhe llogaridhënës ndaj Kryeshefit Ekzekutiv për operacionet financiare, kontabilitetin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të ndërmarrjes.

Mandati i ZKFTH

  • ZKTHF emërohet nga Bordi i Drejtorëve me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje 3 vite.

Kompenzimi i pagës mujore

  • Paga e ZKTHF është e përcaktuar me deklaratën e politikës për kompenzim të zyrtarëve të lartë brenda ndërmarrjes publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës Infrakos Sh.a.

Kushtet dhe kriteret që ZKFTH duhet t’i plotësoj:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë universitare nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit.
  • Të jetë Teknik i Konatabilitetit në një nga institucionet e çertifikuara ose nga institucione të tjera përkatëse ndërkombëtare ose vendore në përputhje me kriteret e lëshuara nga Ministri i Financave;
  • Përvojë profesionale nga fusha e financave dhe kontabilitetit;
  • Të dëshmoj njohuri të duhura për menaxhimin financiar të ndërmarrjes;
  • Aftësi për analizimin dhe detektimin e çështjeve të rëndësishme financiare;
  • Njohuri të gjerë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS), menaxhim të financave dhe qarkullimit të parave;
  • Kapacitet për të trajnuar dhe zhvilluar stafin e financave;
  • Aftësi të forta bindëse/ndër personale;
  • Zotësi për t’u përshtatur në situata të pa-planifikuara, apo të ndryshuara, fleksibilitet të planeve dhe masat për t’u përballur me rrethanat e tilla;
  • Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara;
  • Pavarësia dhe niveli i lartë i integritetit përgjatë aktiviteteve në korporatë;
  • Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të Infrakos Sh. A, si dhe aftësia për të marrë vendime të rëndësishme në situatat e vështira;
  • Kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në menaxhimin e financave. Preferohen individët me përvojë pune në ndërmarrje/ korporata me madhësi dhe kompleksitet te lartë;
  • Kandidati duhet te jetë i/e lirë nga çdo konflikt interesi siç përcaktohet me Ligjin për Konfliktin e

Interesit 06/L-011;

  • Preferohet njohuri e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për ZKFTH, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion duke përfshirë nivelin e vendimmarrjes, numrin e punonjësve të mbikëqyrur, buxhetin dhe përgjegjësitë:
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj) të lëshuar nga Gjykata kompetente;
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Aplikanti duhet ta vendos datën dhe të nënshkruaj deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë së bashku me aplikacionin mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës Infrakos Sh.a.: www.infrakos.com/publikimet/punesimi/

Dokumentacioni i kompletuar (aplikacioni së bashku me deklaratën nën betim dhe të gjitha dokumentet përcjellëse) dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së ,,INFRAKOS-it’’ në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Arsim Deliu, Sekretar i ,,INFRAKOS’’-it, ose përmes e-mailit zyrtar: rekrutimet@kosovorailway.com

Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe e-mail adresën.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe inkurajon të gjitha femrat e meshkujt e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e konkursit që të aplikojnë.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Bordi i Drejtorëve i NP Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit.

Konkursi mbetet i hapur nga data 25 nëntor 2022 deri më 23 dhjetor 2022 në ora 16:00.
Deklarata nën Betim


Klikoni këtu për Gjuhën Angleze
Deklarata nën Betim


Klikoni këtu për Gjuhën Serbe
Deklarata nën Betim

Shikime 5,354
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 23/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management