Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM PLUS
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

“HRC Kosova” është kompani e specializuar e cila ofron shërbime të Rekrutimit dhe Burimeve Njerëzore.

“HRC KOSOVA” në emër të klientit të saj, një nga kompanitë më prestigjioze në industrinë e ndriqimit e cila është lidere në shitjen e materialeve elektrike me shumicë dhe pakicë në Kosovë dhe në tregun ndërkombëtar me lokacion në Prizren, po kërkon të rekrutojë:

Asistent/e Marketingu

Përshkim i pozitës

Jemi në kërkim të një Asistent/e Marketingu, që është e fiksuar pas detajeve, e cila ka një sy kritik dhe bënë kontrollin e të gjitha detajeve të produkteve në broshura, paketime dhe media sociale.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bënë kontrollin e të gjitha detajeve të produkteve në broshura, paketime dhe produkte;
  • Kujdeset nëse krijimi i dizajneve ka një impakt vizual dhe në përputhje me kërkesat;
  • Ndihmon ekipen e marketingut në organizimin e projekteve të ndryshme;
  • Ndihmon në përshkrimin e produteve (content);
  • Hartoni dhe postoni përmbajtjen e produkteve;
  • Korrigjoni dhe modifikoni postimet e blogut përpara publikimit;
  • Ndihmon ekipen në përgaditjen e promocionet ditore, javore dhe mujore;
  • Kontribuon në dizajnim të produktit, pozicionimin e tyre dhe përcaktimin e mënyrës së shitjës;

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme në Fushën e Marketingut);
  • Të ketë eksperiencë në punë të ngjajshme;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të programeve për dizajnim Corel Draw, Adobe Photoshop, Adobe Illustrator dhe pakos së Microsoft Office;
  • Njohuri të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës;
  • Të ketë sy të mprehtë për estetikën dhe detaje;
  • Të ketë shpirt ekipor dhe vetiniciative;
  • Të posedojë patente shofer. Kategoraia B
  • Kandidatët që kanë përvojë pune në kompani të ngjashme kanë përparësi.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkuruese
  • Shujtë ditore
  • Ambient shumë të mirë të punës
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.

CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: apliko@portalpune-hrkosova.com

Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Asistent/e Marketingu).

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 15 dhjetor 2022.

Shikime 2,361
Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 15/12/22 (14 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management