KFC Kosova
Anëtarë të Ekipit (Gjakovë)
Shpërndaje
	 	 

KFC GJAKOVA PO THËRRET!

Anëtarë I Ekipit (Team Member)

Ambicia jonë për t’iu sjellur sa më afër shijeve të veçanta të ushqimit, na shtyn që të hapim pikën më të re të KFC Kosova në një qytet tjetër të madh. Kësaj here, KFC Kosova ka vendos të jete prezent në Gjakovën e bukur.  Çdo restauranti ri i KFC do të sjellë me vete një sërë investimesh vendore - në punë dhe trajnime fitimprurëse, dizajn të shkëlqyeshëm të restauranteve dhe një angazhim për të punuar së bashku me partnerët lokalë për të bërë një ndryshim të vërtetë në çdo komunitet.

Me rreth 250 punëtorë e 9 restaurante aktuale në Kosovë, ne po rritemi çdo ditë e më shumë.

Punonjësit tanë janë çelësi i punës, prandaj ne kemi nevojë për njerëz të pasionuar, të motivuar dhe të fokusuar të cilët nuk hezitojnë të japin më të mirën nga vetja e tyre.

Vendi i punës: KFC Gjakova

Orari: Full Time, Part Time,Sezonal

Pozita: Team Member në Restaurant

Çfarë do të bëni?

  • Përgatitjen e të gjitha llojeve të specialiteteve të parapara nga menyja e KFC-së;
  • Dhënien e pijeve dhe ushqimeve në bazë të porosisë nga klientët;
  • Përkujdesjen për asortimentin e pijeve dhe për temperaturën adekuate të
  • ushqimeve e të pijeve;
  • Inkasimin e pagesave në arkë për artikujt e shitur dhe mbajtjen e evidencës ditore;
  • Mikpritjen e klientëve;
  • Trajtimin e ankesave të klientëve në rast nevoje;
  • Përkujdesjen për cilësinë e përbërësve të ushqimit;
  • Mbajtjen e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore.

Si të aplikoni?

Nëse jeni ambicioz, e pëlqeni punën në grup dhe keni aftësi të mira komunikimi, APLIKONI duke dërguar CV-në tuaj në:

jobs@kfc-ks.com me subject KFC Gjakova.

Be your best self, make a difference & have fun!

TAGS: KFC Kosova, GjakoveKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2625
Kategoria Të tjera
Skadon 6 ditë
Orari
Lokacioni Gjakovë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US