Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ky trajnim do të zhvillohet në kuadër të Projektit "Punësohu dhe mos ik", projekt i cili është financuar nga Komuna e Prishtinës | Drejtoria për Rini dhe Sport dhe implementohet nga OJQ Yellow. Përmes trajnimeve në karrierë do t'ju ndihmojmë të rinjve nga Prishtina të arrinë që të aftësohen, punësohen apo vetëpunësohen në kompani me potenciale të mira dhe rroga të dinitetëshme.

Temat e trajnimit janë:

  • Hulumtimi i tregut të punës dhe njohja me punëdhësin;
  • Trajnime për CV dhe Letër Motivuese;
  • Teknikat dhe taktikat e intervistimit;
  • Kodi/Protokolli i veshjës në një intervistë të punës;
  • Menaxhimi i stresit gjatë intervistes së punës.

Raste studimi: Zhvillimi i MOK intervistave direkte me pjesemarrësit në trajnimit dhe nxjerrja e praktikave më të mira.

Kush mund të jetë pjesë: Të rinjtë nga mosha 16-30 vjet nga Komuna e Prishtinës.

Qysh mbahet: Trajnimi mbahet fizikisht në hapësirat Biblioteka “Hivzi Sulejmani” Prishtinë, Rr. "Sadik Bekteshi" nr. 16. (shih në google maps).

Sa zgjatë: 2 orë shkollore (Grupi III: 10:00 deri 11:30 dhe Grupi IV: 11:30 deri 13:00).

Kur mbahet: Të premten me dt 26 nëntor 2022:

  • Grupi III: prej 10:00 deri 11:30
  • Grupi VI: prej 11:30 deri 13:00

A do ketë certifikata: Pjesëmarrësit që do të ndjekin trajnimin në fund të sesionit/aktivitetit do të certifikohen nga OJQ Yellow.

Për të marrë pjesë në këtë trajnim ju lutem plotësoni formën e aplikimit: https://bit.ly/3QzCBnb

Kujdes: Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, dhe trajnimi do të mbahet pa pagës (falas).

Rezultatet / listat me emrat e pjesëmarrësve të përzgjedhur për të ndjekur trajnimin publikohen në facebook në faqen e OJQ Yellow.

Shikime 2,506
Kategoria
Skadon 22/12/22 (21 ditë)
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management