Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Shpallje për vend të lirë pune

A) Rrethanat organizative
Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
Zyrtari i Kontrollit të Brendshëm punësohet nga Drejtori Menaxhues i FKEE-së për një mandat që nuk i kalon tri (3) vjet, me mundësi të ri-emërimit. Ai / ajo raporton te Drejtori Menaxhues i FKEE.
B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Menaxhues, Zyrtar i Kontrollit të Brendshëm është përgjegjës për ekzekutimin me cilësi të lartë dhe të koordinuar të detyrave / aktiviteteve të besuara atij / saj nga Drejtori Menaxhues dhe shpërndarjen e rezultateve që kanë të bëjnë me këto detyra / aktivitete në kohë. Zyrtar i Kontrollit të Brendshëm është përgjegjës për përkthimin e njohurive dhe përvojave në fushën e Kontrollit të Brendshëm dhe Auditimit në FKEE në përputhje me standardet, normat e vlefshme dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Të promovojë kulturë etike në ushtrimin e profesionit të kontrollit të brendshëm duke respektuar parimet fondamentale dhe rregullat e sjelljes të përcaktuara me Kodin e Etikës (Integriteti, Objektiviteti, Konfidencialiteti, Kompetenca, etj.).
C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
Zyrtari i Kontrollit të Brendshëm është përgjegjës për sa vijon:
• Të rrisë dhe mbroj vlerën e FKEE-së duke ofruar siguri dhënie përmes kontrollit të brendshëm dhe këshillë dhënies të bazuar në rrezik dhe objektiva.
• Kryen kontrolle të saktësisë, vërtetësisë dhe gjithë përfshirjes së evidencës së kontabilitetit dhe të raporteve financiare të FKEE-së;
• Siguron një mjedis të fortë të kontrollit të brendshëm, përmes zhvillimit të politikave, procedurave, rishikimin e tyre në lidhje me kontrollin e brendshëm dhe sigurimi i zbatimit të tyre;
• Kryen kontrolle për të siguruar se veprimtaria e organizatës është duke funksionuar në pajtueshmëri me ligjet, aktet nënligjore dhe procedurat e brendshme të FKEE-së.
• Vlerëson sistemin e menaxhimit të rrezikut dhe masat për zvogëlimin e rrezikut që të arrihen objektivat e FKEE-së;
• Rishikon efektivitetin e dizajnimit të kontrollit të brendshëm dhe rekomandon menaxhmentin për përmirësime sipas nevojës.
• Kryen kontrolle te brendshme para ndodhjes (ex-ante) për të parandaluar rrezikut për parregullsi dhe mashtrimet brenda organizatës.
• Harton politika dhe ushtron funksionin e kontrollit të brendshëm sipas Standardeve Ndërkombëtare - Kuadrit të Kontrollit të Brendshëm.
• Harton dhe propozon planin vjetor për vitin vijues të kontrollit të brendshëm të FKEE-së për shqyrtim dhe miratim nga organi përgjegjës.
• Planifikon proceset përmes së cilave vlerësohen kontrollet e brendshme dhe performaca, në pajtueshmëri me standardet profesionale;
• Përgatit dhe ekzekuton programe të kontrollit sipas planit vjetor duke përcaktuar objektivat e kontrollit bazuar në rrezik, kohëzgjatjen, metodologjinë e qasjes, llojin e kontrolleve (ex-ante, ex-post), etj.

Ai/Ajo gjithashtu është përgjegjës për sa vijon:
• Përgatit raportet e kontrollit të brendshëm që pasqyrojnë qartë objektivat, fushëveprimin,
gjetjet, rekomandimet, konkluzionet;
• Kryen Ad-hoc kontrolle te brendshme dhe detyra tjera me kërkesën e DM-së;
• Siguron dokumentimin e letrave të punës sipas metodologjisë së aprovuar;
• Ndihmon në ruajtjen e kontrolleve efektive përmes
• Ndihmon në vlerësimin dhe përmirësimin e qeverisjes përmes:
• Demonstron integritet, kompetencë dhe kujdesin e duhur profesional.
• Është objektiv dhe i pavarur, përshtatet me strategjinë, objektivat dhe rreziqet e FKEE-së.
• Është proaktiv dhe i fokusuar në të ardhmen që të rekomandoj dhe këshillojë përmirësim e kontrollit të brendshëm të FKEE-së.
D) Kualifikimet, përvoja dhe aftësitë gjuhësore
• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Të ketë përgatitje të lartë - Fakulteti Ekonomik, Juridik, Financa Publike, kontabilitet, fusha të tjera përkatëse të studimit (për kandidatët e diplomuar jashtë Kosovës, duhet të sigurohet prova e njohjes së diplomës në Kosovë);
• Të ketë pesë (5) vjet përvojë pune të përgjithshme profesionale, nga të cilat së paku tri (3) vite përvojë (pas diplomimit) në detyra të ngjashme si në Auditim i brendshëm, Kontroll të Brendshëm, ose fushën e Financave;
• Të posedojë Certifikatën për Auditor të Brendshëm ose Certifikatën si Zyrtar i Kontrollit te Brendshëm, lëshuar nga institucionet e akredituara në Kosovë ose organizatat vendore dhe ndërkombëtare të Akredituara;
• Të zhvillojë vazhdimisht njohuritë dhe shkathtësitë profesionale, dhe ruajnë certifikimin
e profesional duke marrë pjesë në gjashtëdhjetë (60) orë trajnim brenda dy (2) vite
të njëpasnjëshme, në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin në nenin 25 të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nr. 06/L021
• Të ketë njohuri të shkëlqyeshme për të paktën një nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njohuri te mira të gjuhës angleze;
• Posedimi i shkathtësisë informatike në Aplikacionet MS (Word, Excel, PowerPoint, etj.);
• Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendeve të punës të kësaj njoftimi për vendet e lira të punës).
E) Shpërblimi
Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).
F) Të dhëna tjera
• FKEE nuk është organizate buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës.
• Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/

1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit
Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:
1) Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë.
2) CV-në e hollësishme të aplikuesit
3) Letrën e motivimit përfshirë vizionin e aplikuesit për punën e Zyrtarit të Kontrollit të Brendshëm gjatë kohës së mandatit (jo më shumë se 3 (tri) faqe).
4) Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse aplikohet)
5) Certifikatën për auditor të brendshëm ose certifikatën si zyrtar i kontrollit te brendshëm
6) Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart)

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.
Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.

2. Dorëzimi i aplikacioneve
Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në info@fkee-rks.net deri më
05.12.2022, ora 16.00.

Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-6 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.

Kliko këtu për Gjuhën Serbe

Shikime 3,056
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 05/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management