Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
Nëse flet gjermanisht, është koha të filloni një karrierë profesionale në fushën e burimeve njerëzore. Këtë mundësi do ta keni në HumanPower, kompani e specializuar në fushën e rekrutimit.
HumanPower është partner ekskluziv për rekrutim i Teleperformances (korporatë më e madhe në botë në shërbim të klientëve). Si e tillë, HumanPower për më shumë se 6 vjet menaxhon në tërësi procesin e rekrutimit për degët e Teleperformance në Kosovë, Maqedoni, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.
Si pjesë e zgjerimit të aktiviteteve të rekrutimit në vendet e rajonit, jemi duke ofruar mundësi të punësimit për:
Pozita: Administrator të Rekrutimit (M/F)
Orari: i plotë nga e Hënë – e Premte (08:30 – 17:00)
Kriteri: Njohje e Gjuhës Gjermane (minimum B2)
Vendi i punës: Prishtinë, Lagjja Pejton
Paga: Kompetitive, mbi mesatare
Përgjegjësitë:
Eksperienca dhe Njohuritë:
Nëse nuk keni eksperiencë në pozita të ngjashme, nuk ka problem, sepse trajnimin do ta merrni gjatë punësimit tuaj në HumanPower. Është me rëndësi të keni gatishmëri të mësoni dhe të keni njohuri të gjuhës Gjermane në nivelin minimum B2.. Është me rëndësi:
Si të aplikoni?
Afati i fundit për aplikim në këtë pozitë është 30 Nëntor 2022. Aplikimi vlen vetëm përmes butonit "Apliko".