Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

Bazuar në nenin 20 paragrafi 1 të Ligjit nr. Nr. 04/L-032 për Arsimin parauniversitar në Republikën  e Kosovës, nenin 5 pika (d) të Ligjit nr. 03/L-068 për Arsimin në komunat e Republikës së Kosovës,  në nenin 4 të Udhëzimit Administrativ (MASH) nr. 151/2020 për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit  dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në  Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit  të përkohshëm, Drejtoria për Arsim në Komunën e Prishtinës, shpallë: 

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS 

  1. Drejtor/e në SHFMU “Ismail Qemali”, Prishtinë;
  2. Drejtor/e në SHFMU “7 Marsi”, Prishtinë;
  3. Drejtor/e në SHFMU “Dituria”, Prishtinë;
  4. Drejtor/e në SHFMU “Iliria”, Prishtinë;
  5. Drejtor/e në SHFMU “Shkolla e Gjelbër”, Prishtinë;
  6. Zv. Drejtor/e në SHFMU “Xhemajl Mustafa”, Prishtinë; 

1. Informata të përgjithshme 

  • Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit më 18.11.2022 deri më  datën 02.12.2022;
  • Formulari i aplikimit merret në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në sportelin nr. 5, në  objektin e vjetër të Komunës të Prishtinës rr. UÇK-2, 10000, Prishtinë.
  • Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në objektin e vjetër të Komunës të Prishtinës  përmes protokollit në Qendrën për Shërbim me Qytetarë;
  • Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen dhe duhet të jenë kopje, përveç diplomave të  noterizuara;
  • Për qëllime të arkivimit, i tërë dokumentacioni që dorëzohet për aplikim si kopje fizike,  gjithashtu duhet të jetë i skenuar dhe i vendosur në USB (USB-në mund ta merrni prapa  pasi të përfundon konkursi); 
  • Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në  MASHTI; 
  • Si informata të sakta dhe të vërteta, konsiderohen vetëm informatat që janë të dëshmuara  me dokumente përkatëse (jo vetëm të deklaruara në aplikacion);
  • Kandidati/ja në një konkurs publik ka të drejtë te aplikoj në një e më shumë shkolla. Në  raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta  refuzohen;
  • Kandidatët duhet të ruajnë dëshminë e aplikimit, e cila është e domosdoshme me rastin e  shpalljes së rezultateve përkatëse. 

*Vërejtje: Të gjitha aplikacionet e pakompletuara me dokumentet e kërkuara, mosplotësimet e  sakta dhe të qarta të formularit të aplikimit dhe ato që dorëzohen jashtë afatit zyrtar të përcaktuar  në këtë konkurs nuk do të shqyrtohen. 

2. Kushtet  

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas  normativit profesional për arsim të përgjithshëm:
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimin prej  300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar); 
  • Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
  • Katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit  universitar);
  • Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të  mësimdhënësve1;
  • Të ketë përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje,  administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale  për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASH sipas rekomandimet të KSHLM;
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara  në katalogun e punës:
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për  drejtor në arsimin e mesëm të lartë;   
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët/et  për drejtor/eshës në nivele tjera, dhe
  • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për  zëvendësdrejtor/eshë.
  • Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e Kompetencës, kandidati/ja duhet jetë  me përgatitje profesionale të profileve përkatëse të institucionit ku konkurron.

3. Dokumentet e kërkuara 

Kandidatët duhet të posedojnë dhe dëshmojnë dokumentet, si në vijim: 

  • Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit; 
  • Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje,  administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale  për drejtor të shkollave në Kosovë;
  • Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për  udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së  trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë  fushë të studimeve;
  • Kopjen e dokumentit të identitetit (ID).
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i  licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim,  dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët3;
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor4;
  • Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në  asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike5;
  • Portfolion profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të  Udhëzimit Administrativ (MASH) nr. 151/2020 për detyrat dhe përgjegjësitë e  drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe  aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës6; 

4. Detyrat dhe përgjegjësitë për drejtorë  

Drejtori ka përgjegjësi ekzekutive nëmenaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm tëinstitucionit,  duke përfshirë: 

  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe  raportet vjetore tëpunës;
  • Përdorimin efikas dhe efektiv tësistemit për menaxhimin e informatave në arsim dhe  respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të  përcaktuara për përditësimin e tëdhënave tënevojshme gjatëvitit shkollor;
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe çështjet tjera qëkanëtëbëjnë me mësimdhënësit  dhe punëtorët tjerë̈tëarsimit; 
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional  tëinstitucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë të institucionit arsimor  që kanë rol në vlerësimin e performancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së  punës së institucionit;
  • Bashkëpunon me Këshillin drejtues të institucioni edukativo-arsimor (KDSH),  Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin  e institucionit edukativo-arsimor;
  • Raporton së paku dy herë në vit para KDSH;
  • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucionin  edukativo-arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore  ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe tëdhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria e  Arsimit dhe Shkencës (MASH);
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për arsim parauniversitar, akteve  nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet qëdalin nga rregullorja e komunës  për arsim. 

5. Detyrat dhe përgjegjësitë për zëvendësdrejtorë 

Zëvendësdrejtori i IEAAP ka përgjegjësi të mbështesë dhe ndihmojë punën e drejtorit për të siguruar  administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së institucionit shkollor, si vijon: 

  • Përkujdeset dhe përcjell mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ndihmon në krijimin e  klimës pozitive në institucionin shkollor;
  • Monitoron dhe mentoron mësimdhënësit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive  të tyre;
  • Përpunon statistikat e suksesit të nxënësve dhe të dhënat tjera në periudha të caktuara;
  • Përgatitë raport periodik për mbarëvajtjen e punës së institucionit shkollor;
  • Kontrollon ditarët e klasës së paku njëherë në një periudhë mësimore dhe udhëzon  mësimdhënësit për mbajtjen e shënimeve në mënyrën e duhur;
  • Ndihmon dhe përkrah mekanizmat e institucionit shkollor për menaxhimin e cilësisë  së performancës së institucionit;
  • Zëvendëson mësimdhënësit në rastet kur mungojnë;
  • Pranon, kontrollon dhe sistemon përgatitjen e planeve mësimore të mësimdhënësve;
  • Zëvendëson dhe përfaqëson drejtorin/eshën e institucionit shkollor sipas nevojës;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga drejtori/esha i/e institucionit shkollor, në pajtim  me ligjin. 

Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës mbështeten në ligjet për  arsim në fuqi, ato plotësohen edhe me akte të tjera nënligjore që rregullojnë aspekte të veçanta në  arsimin parauniversitar në Kosovë. 

6. Informimi për qasje në planin zhvillimor të IEAA-së përkatëse 

Duke ditur se koncepti i Planit Zhvillimor të institucionit edukativ-arsimor përkatës është një prej  pikave të përgatitjes së portofolios profesionale, në linkun e mëposhtëm gjeni Planet zhvillimore të  IEAA-ve të Komunës të Prishtinës, si vijon: https://prishtinaonline.com/drejtorite/arsimit/planet zhvillimore-ieea 

Për çdo problematikë teknike në sigurimin e Planit Zhvillimor të IEAA-së përkatëse, mund të  drejtoheni në Drejtorinë Komunale të Arsimit.  

7. Vegëzat elektronike  

Për të siguruar transparencë dhe barazi maksimale për të gjithë kandidatët, i inkurajojme te gjithë  kandidatet qe t’i lexojne me kujdes te gjitha Shtojcat e listuara më poshtë. Këto shtojca janë pjesë  përbërëse e procesit përzgjedhes nga Komisioni i emëruar. 

Shtojca 1 -Udhëzimi administrativ (MASH) NR.151/2020 për Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit  dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar,  procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm.  

Linku: 

https://masht.rks-gov.net/udhezim-administra-tiv-mash-nr-151-2020-per-de-tyra-t-dhe pergjegjesite-e-drejtorit-dhe-te-zevendesdrejtorit-te-institucionit-publik-edukativo-arsimor-dhe aftesues-parauniversitar-ne-republiken-e/ 

Shtojca 2- Shtojcat e UA 151/2020 - dukë perfshirë Forumularet të cilat janë kyçe për përgatitjen e  kandidatëve, përkatësisht: 

● Formulari B - Dokumentet e kërkuara sipas nenit 5 të këtij UA 

● Formulari B/1 - Tabela e vlerësimit për kandidatin për drejtor/zëvendësdrejtor të IEAAP në  bazë të dëshmive të prezantuara me rastin e konkurimit 

● Formulari C - Protokolli i Intervistimit 

● Formulari H - Udhëzime për përgatitjen e portfolios profesionale 

● Formulari I - Model i Deklaratës nën Betim 

Linku: https://masht.rks-gov.net/shtojca-e-ua-151-1-formularet-per-vlersimin-e-kandidatve-per drejtor-dhe-zevendesdrejtor-te-iea/

Shtojca 3 -Udhëzimi administrativ (MASH) 05/2015 Normativi për Mësimdhenesit e Arsimit  Profesional 

Linku: 

https://masht.rks-gov.net/ua-masht-nr-05-2015-normativi-per-mesimdhenesit-e-arsimit profesional/ 

Shtojca 4 - Udhëzues për kandidatët për fazën e intervistës 

Qëllimi i këtij dokumenti është që të i jap disa informata kandidatëve rreth mbarëvajtjes së procesit  të përzgjedhjes dhe rreth asaj se çka mund të presin kandidatët gjatë ditës së intervistave. 

Linku:  

https://prishtinaonline.com/uploads/udhezues_per_kandidatet_per_fazen_e_intervistes_per_kan didatet_ne_pozita_udheheqese_te_institucioneve_edukativo-arsimore_.docx.pdf 

Shtojca 5 - Dokument informues për vezhguesit e Komisioneve përzgjedhëse 

Për hir të transparencës maksimale për kandidatët, vëzhguesit si dhe qytetarët e interesuar, më  poshtë gjeni shtojcen bazë e cila do të përdoret nga Komisoni gjatë punës së tyre, dhe që është në  përputhje më UA151/2020. 

Linku:  

https://prishtinaonline.com/uploads/dokument_informues_per_vezhguesit_e_komisioneve_perz gjedhese.docx.pdf

Shikime 3,026
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 02/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management