Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Agjent i Shitjes - Divizioni HoReCa

LIRiDONI
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 18 nëntor 2022, shpall këtë:

K O N K U R S

Për pozitën:

  1. Agjent i Shitjes – një (1) Pozitë - Divizioni i HoReCa (Kanali për Hotele, Restaurante dhe Kafene).

Vendi i punës: Prizren;

Detyrat kryesore:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
  • Evidenton dhe mban shënime për tregun dhe konkurencën, krijon dhe mirëmban raporte me klientët në terenin përkatës;
  • Ekzekuton planet e aktiviteteve të marketingut të deleguara nga mbikëqyrësi;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Pagesë të orëve shtesë;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj  mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, ose mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K., në rrugën “Besim Shala” pn., Ish Farbika e Progres Përllonkës, Prizren, 20000, Republika e Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 02.12.2022 në ora 16:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 2,559
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 02/12/22 (1 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management