Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Punëtorë në montim të paneleve metalike

Jemi duke kërkuar punëtorë të cilët do t’i bashkangjiten ekipit tonë të montimit në fabrikën e paneleve metalike “Liga Steel”.

Përshkrimi i punës:

Detyrat dhe pergjegjësitë:

  • Të bëjë montimin apo bashkimin e elementeve metalike në panele (mure) përkatëse me anë të shpueseve eletrike (trapan dore) apo saldimit.
  • Të përkujdeset për veglat dhe paisjet e punës.
  • Të respektojë rregullat e mbrojtjes në punë.
  • Të ndihmojë anëtarët e tjerë të ekipës për realizimin e detyrave.
  • Të bëjë prerjen e profileve në gjatësi me anë të sharrës metalike.
  • Të lexojë vizatimet teknike dhe të përdorë veglat matëse përkatëse.

Kualifikimet:

  • Diploma e shkollës së mesme teknike - Makineri apo Axhystatori.
  • Përvoja e punës me metale së paku 2 vite.
  • Aftësi për perdorim te veglave te punës, shpueses elektrike (trapanit) dhe sharrës metalike .
  • E preferuar aftësia per saldimin e çelikut.
  • E preferuar të ketë certifikatë trajnimi në fushën e axhystatorisë.

Për kompaninë:

Spaxel është kompani Amerikane e specializuar në ndërtimin dhe menaxhimin e ndërtesave të larta dhe të mesme me një theks te veçantë në konstruksionet metalike me çelik të profiluar në të ftohtë (LGS). Ne bëjmë projektimin, prodhimin dhe montimin e këtij lloji të paneleve në Fabrikën tonë të Çelikut në Kosovë për t’i eksportuar në Shtetet e Bashkuara për instalimin final.

Jemi duke kërkuar persona të motivuar dhe ambicioz me përvojë në përpunimin e metalit. Aspirojmë të krijojmë një mjedis profesionistësh me mundësi të shumta për trajnime dhe kurse të dedikuara për zhvillimin e tyre.

Ne aktualisht kemi të punësuar mbi 90 profesionistë të fushave të ndryshme në bizneset tona të ndërtimit, fabrikimit të çelikut dhe menaxhimit të pronës. Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni faqes sonë të internetit: www.spaxel.com

Aplikantët duhet ti dërgojnë CV-të në emailin : careers@spaxel.com Ju lutem specifikoni pozitën e punës për të cilën aplikoni.

Figures

Pozita e punës: Punëtorë në montim të elementeve metalike

Lokacioni : Lipjan

Kontrata: Sipas ligjit të punës në Kosovë.

Afati për aplikim: 27.11.2021

Shikime 1,796
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 27/11/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management