Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Vozitës i ngarkuesit teleskopik, pirunerit

Jemi duke kërkuar punëtorë të cilët do t’i bashkangjiten ekipit tonë të ngarkim-shkarkimit në fabrikën e paneleve metalike “Liga Steel”.

Përshkrimi i punës:

Detyrat dhe pergjegjësitë:

  • Të respektojë rregulloret e punës dhe mbrojtjes në fabrikë.
  • Të vozisë dhe manovrojë paisjet ngarkuese motorike, përkatësisht ngarkuesit teleskopik dhe pirunerit.
  • Të përkujdeset dhe të mirëmbajë paisjet përkatëse që të jenë në gjendje pune çdo kohë
  • Të bëjë ngarkim-shkarkimin e mallrave me kujdes maksimal
  • Të përkujdeset për depon e materialit, mirëmbajtjen dhe organizimin e saj.
  • Të ndihmojë anëtarët e tjerë të ekipës për realizimin e detyrave

Kualifikimi:

  • Diploma e shkollës së mesme teknike.
  • Të jetë vozitës me kategorinë B, e preferuar edhe kategoria C.
  • Të ketë përvojë pune së paku 2 vite në drejtim të ngarkuesit teleskopik apo pirunerit.
  • E preferuar përvoja ne ngarkim-shkarkimin e produkteve metalike.
  • E preferuar të jetë i certifikuar për paisje ngarkuese nga ndonjë institucion vendor apo ndërkombëtar.

Për kompaninë:

Spaxel është kompani Amerikane e specializuar në ndërtimin dhe menaxhimin e ndërtesave të larta dhe të mesme me një theks te veçantë në konstruksionet metalike me çelik të profiluar në të ftohtë (LGS). Ne bëjmë projektimin, prodhimin dhe montimin e këtij lloji të paneleve në Fabrikën tonë të Çelikut në Kosovë për t’i eksportuar në Shtetet e Bashkuara për instalimin final.

Jemi duke kërkuar persona të motivuar dhe ambicioz me përvojë në përpunimin e metalit. Aspirojmë të krijojmë një mjedis profesionistësh me mundësi të shumta për trajnime dhe kurse të dedikuara për zhvillimin e tyre.

Ne aktualisht kemi të punësuar mbi 90 profesionistë të fushave të ndryshme në bizneset tona të ndërtimit, fabrikimit të çelikut dhe menaxhimit të pronës. Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni faqes sonë të internetit: www.spaxel.com

Aplikantët duhet ti dërgojnë CV-të në emailin : careers@spaxel.com Ju lutem specifikoni pozitën e punës për të cilën aplikoni.

Figures

Pozita e punës: Vozitës i ngarkuesit teleskopik, pirunerit

Lokacioni : Lipjan

Kontrata: Sipas ligjit të punës në Kosovë.

Afati për aplikim: 27.11.2022

Shikime 2,220
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 27/11/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management