Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM PLUS

Inxhinier i Elektrikos, Elektricist, Ekonomiste / Financiere

JV Group
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Inxhinierë i Elektrikos

Kandidati duhet të ketë kryer nivelin Bachelor ose Master në fushën e Inxhinierisë Elektrike ose Inxhiniersë së Burimeve të Ripërtritshme, apo ekuivalente.

Përshkrimi i vendit të punës:

  1. Kryen vizita inxhinierike në terren për të mbledhur informacione strukturore dhe elektrike lidhur me vendndodhjen e objektit për projektimin e Sistemeve Solare.
  2. Ofron mbështetje teknike për ekipet e instalimit gjatë instalimit, testimit, vënies në punë të sistemit dhe/ose monitoron performancën e sistemeve.
  3. Kryen simulime kompjuterike të performancës së sistemit fotovoltaik përmes aplikacioneve si PVSyst dhe PVSol, dhe te tjera.
  4. Zhvillon specifikimet e projektimit dhe kërkesat funksionale për komponentët e sistemeve fotovoltaike rezidenciale, komerciale ose industriale komform kritereve teknike dhe kërkesave nga KEDS.
  5. Krijon dhe interpreton skema elektrike për kyçje me rrjet si dhe për sistemet elektrike solare duke përdorur softuer respektiv (autoCAD, archicad, etj.).
  6. Assiston në paramasën për materialet e nevojshme për ndertimin e projekteve
  7. Krijoni lista kontrolli për rishikim ose inspektim të projekteve të përfunduara të sistemit diellor.
  8. Pergadite, perciell, dhe ndjeke mbarëvajtjet e projekteve në komuna, KEDS dhe ZRRE.

Elektricist

Kerkohen elektricist dhe ndihmes elektricist, te cilet duhet te kete njohurite baze per instalimin e pajisjeve elektrike, sidomos atyre te Sistemeve Fotovoltaike.

Kandidati duhet te jete me eksperience ne fushen e instalimeve elektrike.

  • te jete i rregullt dhe korrekt.
  • te jete i afte te punoje ne grup.
  • fleksibil ne orar te punes

Ekonomiste/Financiere

Kriteret për aplikim:

  1. Të ketë njohuri të mira të kontabilitetit;
  2. Njohja e gjuhës gjermane e domosdoshme të paktën niveli bazik;
  3. Aftësi në programet e Microsoft Office;
  4. Aftësi të mira komunikimi;
  5. I/e motivuar për të mësuar, zgjidhur problemet dhe aftësi në vendim-marrje.


Ndihmon/asiston përgatitjen për:

  1. Regjistrimin e lëvizjeve kontabël në sistemin elektronik (softueri SAGE 50 dhe te tjera);
  2. Regjistrimin e lëvizjeve bankare dhe barazimi i tyre;
  3. Përgatitjen e raporteve periodike të nevojshme;
  4. Llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrave kontabël të kompanive;
  5. Rishikimin e të dhënave të pagesave në sistemet e kontabilitetit;
  6. Monitorimin periodik i pagesave dhe raportimi tek menaxhmenti;
  7. Përgatitjen e informacioneve të duhura financiare, të cilat i kalon menaxherëve varësisht

Te gjithe te interesuarit mund te aplikojne ne emailin: JvGroupKs@gmail.com

 

Shikime 4,832
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 17/12/22 (7 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management