Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs

Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme:

Përshkrim i organizatës

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.

Kualifikimet / Përvoja e punës

  • Diplomë të studimeve themelore në fushën e Fizioterapisë;
  • Master (të jetë në përfundim të studimeve master) / përbën përparësi;
  • Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit fizik/motorik tek fëmijët me sindromë Down;
  • Të ketë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar, fokus fëmijët me sindromë Down;
  • Të ketë aftësi të mira në punën grupore;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi;
  • Njohuri të gjuhës angelze;

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Të vlerësoj performancën e zhvillimit fizik/motorik tek fëmijët me sindromë Down të cilët marrin shërbimin e fizioterapisë në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
  • Ofron shërbimin për terapi fizike për fëmijët me sindromë Down, si dhe këshillon dhe mbështet familjet e tyre për këtë shërbim, të cilët janë të kyçur në Programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm me qëllim që praktika terapeutike të jetë pjesë e jetës së përditshme të fëmijës;
  • Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar;
  • Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
  • Të ndihmojë ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • CV të përditësuar 
  • Letër motivimi
  • Letër Referencë
  • Subjekti: Aplikim – Fizioterapist/e Qendra Ferizaj - në e-mail adresën: fellenza.burrniku@downsyndromekosova.com

Afati i aplikimit: 15.11.2022 – 22.11.2022

Të përzgjedhurit do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së I-rë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.

Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune

Shikime 1,384
Kategoria Shëndetësi, Medicinë
Skadon 22/11/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management