Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Lokacioni: Ferizaj

Përshkrimi

Kompania OXA-Group me seli në Ferizaj, është në kërkim të personave entuziast dhe kreativ për plotësimin e pozitës së punës :

Mbikqyrës i Sigurimit Fizik (1 pozitë)

Sigurim Fizik (6 pozita)

Mbikqyrës i Sigurimit Fizik

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbikqyr dhe kordinon ekipin e sigurimit fizik të qendrës tregtare dhe fabrikave;
  • Monitoron aktivisht në terren ekipin e sigurimit, pikat e qëndrimit dhe rregullat procedurale që duhen ndjekur në detyrë;
  • Sigurohet që ekipi i sigurimit fizik, çdo ditë është duke respektuar kodin e mirësjelljes, kodin e veshjes (uniformën) dhe paraqitjen fizike sipas procedurave të kompanisë;
  • Monitoron në mënyrë aktive kamerat e sigurisë CCTV;
  • Kontrollon kualitetin e punës, me plan paraprak por edhe në mënyrë “ad-hoc” në të gjitha oraret e punës, përfshirë ndërrimin e natës.
  • Përpilon dhe dërgon raporte sipas kërkesës së menaxhmentit tek mbikqyrësi direkt;
  • Përcjell dhe mirëmban frekuencën e servisimit të aparateve kundër zjarrit në kuadër të zyrave, qendrës tregtare dhe fabrikave;
  • Organizon ekipin sipas nevojave të qendrës tregtare dhe kërkesave të menaxhmentit të qendrës “OCM International”;
  • Mbështet organizimin në terren, në raste të eventeve të ndryshme në kuadër të qendrës tregtare;
  • Identifikon dhe organizon trajnime të nevojshme për ekipin, me qëllim të ngritjes së cilësisë në sigurimin fizik;
  • Mbikqyr dhe aplikon masat preventive përmes ekipit të sigurimit, në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Si dhe detyra të tjera që kërkohen nga menaxhmenti të lidhura me natyrën e punës;

Sigurim Fizik:

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Monitoron rendin dhe mbarevajtjen e qarkullimit te veturave ne qender, sipas shenjezimit vertikal dhe horizontal.
  • Perkujdeset per parkimin e veturave te vizitoreve sipas shenjezimit te parkingjeve apo sipas nevojave te qendres The Village.
  • Vezhgon vizitoret me vigjilence dhe nderhyn ne rastet kur mund te kete qellime dashakeqe nga persona te pa pergjegjshem.
  • Qendron ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet perkatese shteterore te sigurise publike, si policia, zjarrefikesit dhe ngjashem.
  • Ne koordinim me mbikqyresin direkt dhe zyren e menaxhimit te qendres tregtare The Village, angazhohet ne detyra specifike te sigurise ne qender.
  • Largon dhe adreson me institucionet perkatese, personat qe mund te shqetesojne vizitoret e qendres apo qe prishin rendin dhe rregullin shoqeror.
  • Raporton çdo akt te sjelljes se keqe ne hapesirat e qendres tregtare The Village, tek mbikqyresi direkt apo organet kompetente te rendit.
  • Kordinon veprimet me koleget e njesise se tij, bazuar ne kerkesat e mbikqyresit dhe nevojat e qendres The Village.

Si te aplikoni

Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së dhe çertifikime të ndërlidhura me kërkesat e punës, në adresën elektronike: hr@oxa-group.com duke cekur pozitën në subjekt.

Konkursi mbetet i hapur deri më 30/11/2022.

Shikime 2,779
Kategoria Sigurim
Skadon 30/11/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management