Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Referent/e i Lartë (2), Zyrtar/e Ligjor (5)

Këshilli Prokurorial i Kosovës
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit  Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për  Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref  AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës  KPK/Nr. 307/2022 të datës 15 Shkurt 2022, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall  këtë: 

K O N K U R S 

I. Referent i Lartë 

  • Prokuroria Themelore Prishtinë, dy (2) vende pune
  • Referenca: KPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ- 024
  • Emri Pozitës: Referent i Lartë
  • Pozita: Pozitë e karrierës
  • Niveli: Profesional 
  • Raporton tek: Udhëheqësi i Shkrimores
  • Numri i Pozitave: Dy (2) pozita
  • Koeficienti: Shtatë (7) 
  • Akti i emërimit: Pa afat 
  • Periudha provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
  • Vendi: Prishtinë 

Qëllimi i vendit të punës: 

Ofron përkrahje të gjerë administrative dhe teknike lidhur me lëndët e pranuara në njësinë  organizative ku është punësuar, mban evidenca të sakta dhe me kohë në regjistrin e regjistrimit  të lëndëve dhe regjistrin e çregjistrimit të lëndëve sipas kërkesave të specifikuara të vetë  regjistrit, kujdesi për lëndët dhe shkresat e lëndëve. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Regjistron me kohë lëndët në regjistrin e pranimit të lëndëve me të gjitha të dhënat që kërkohen  sipas regjistrit duke mbajtur evidenca të sakta të lëndëve dhe shkresave të lëndës duke e  mbajtur edhe evidencën elektronike; 
  • Çregjistron lëndët dhe mbanë evidenca të sakta në regjistrin përkatës dhe në mënyrë  elektronike, mbanë evidenca për lëndë specifike dhe të rëndësisë së veçantë, duke vepruar me  vetë-iniciativë dhe pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë; 
  • Përgjegjës për afate dhe saktësi të punës; 
  • Mbikëqyrë sistemin e përcjelljes së lëndëve dhe menaxhon me lëndët sipas punës së ngarkuar;  Kontrollon lëndët dhe lëvizjen e tyre brenda institucionit, duke qenë në gjendje që në çdo kohë  ta sigurojë lëndën për përfaqësim në Gjykatë; 
  • Mbanë evidenca të sakta e të plota lidhur me dosjet dhe shkresat e lëndëve, akteve, shkresave  dhe dokumenteve tjera zyrtare, përfshirë edhe përgatitjen e raporteve për punën e kryer në  periudha të caktuara raportuese; 
  • I gatshëm për kryerjen e çdo detyre tjetër si referent në shkrimore në përputhje me ligjet dhe  rregulloret aktuale; 
  • Kryen edhe punë tjera të lidhura me punën e referentit të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe.  

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës: 

  • Shkathtësi të mirë komunikimi me shkrim dhe me gojë; 
  • Aftësi të rregullimit dhe të ruajtjes së kujdesshme të dosjes së lëndëve dhe shkresave;
  • Aftësi të punojë e pavarur dhe në mënyrë ekipore; 
  • Shkathtësi të mira të punës me kompjuter (Word dhe Excel). 

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi: 

  • Diplomë Universitare - Fakulteti Juridik, Administratë Publike, Shkenca Sociale.

Përvoja e Punës: 

  • Së paku dy (2 ) vite përvojë pune profesionale. 

II. Zyrtar Ligjor 2, pesë (5) vende pune 

  • Prokuroria Themelore Prishtinë, katër (4) pozita 
  • Prokuroria Themelore Gjakovë, një (1) pozitë 

Referenca: KPK/SKPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ- 025

  • Emri pozitës: Zyrtar Ligjor 2 
  • Pozita: Pozitë e karrierës
  • Niveli: Profesional 
  • Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
  • Numri i pozitave: Pesë (5) pozita
  • Koeficienti: Shtatë (7)
  • Akti i emërimit: Pa afat 
  • Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
  • Vendi: Prishtinë, Gjakovë 

Qëllimi i vendit të punës: 

Ndërmerr të gjitha veprimet konkrete dhe iniciativa profesionale për kryerjen sa më efektive  dhe kualitative të punëve të Prokurorit duke i ofruar mbështetje profesionale juridike në  hartimin e akteve, shkresave dhe daktilografimin e tyre si dhe mbajtjen e evidencave për lëndët  në proces dhe të kryera nga Prokurori e në bashkëpunim me Mbikëqyrësin e Shkrimores së  Prokurorisë dhe Udhëheqësin e Administratës. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Ndihmon në mënyrë profesionale Prokurorin me daktilografim profesional të akteve që i  nxjerrë prokurori lidhur me lëndët konkrete të besuara për ndërmarrjen e veprimeve akuzuese  nga prokurori; 
  • Pranon lëndët e ndara për prokurorin me të cilin punon, evidentimin e tyre në mënyrë  elektronike dërgimin e lëndëve me shkresat përcjellëse në shkrimore, mbajtjen e evidencës për  lëndët në proces dhe lëndët e kryera, raporton për punën e vet te Udhëheqësi i Administratës;  Merr pjesë në procesin e dëgjimit të palëve duke e mbajtur procesverbalin e marrjes në pyetje,  ruan konfidencialitetin e lëndës dhe palëve; 
  • Kryen të gjitha punët përgatitore për praninë e palëve para prokurorit me dërgesën e ftesave  dhe pranimin e konfirmimeve nga dorëzuesit e shkresave; 
  • Gjithnjë kujdeset për informimin e Prokurorit lidhur me praninë e tij në gjykime, duke mos e  lënë anash informimin lidhur me shkresat e ndryshme apo (corpora deliktet) që ndërlidhen me  lëndën gjyqësore; 
  • Përgjegjës për kryerjen e punës në mënyrë sa më profesionale, duke u kujdesur që gjatë punës  së besuar të ketë sa më pak lëshime; 
  • Për punën e vet i përgjigjet udhëheqësit të administratës, ndërsa për punën e kryer me  prokurorin lidhur me lëndët mbanë edhe përgjegjësi tek prokurori i çështjes, andaj kërkohet një  sy çelësi dhe vëmendje e veçantë; 
  • I obliguar të respektojë Kodin e Etikës Profesionale të stafit mbështetës dhe Kodin e Shërbimit  Civil; 
  • Kryen edhe punë tjera që ndërlidhen me pozitën e tij/saj duke i zëvendësuar kolegët tjerë në punë. 

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës: 

  • Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga lëmi juridik dhe administratë  publike;
  • Njohuri të mirë të gjuhës shqipe, dhe/ose serbe e dëshirueshme, në të shprehur me gojë dhe me  shkrim duke përfshirë aftësi të zhvilluara në hartimin e dokumenteve; 
  • Njohuri me aftësi të mira të punës me kompjuter me aplikim të programeve (Microsoft Word,  Excel, Power Point, etj.) dhe internetin;
  • Shkathtësi për shqyrtimin e lëndëve, aktakuzave dhe shkresave tjera të nevojshme; I/E gatshëm/e të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme; Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me të; Aftësi për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi: 

  • Diplomë Universitare - Fakulteti Juridik. 

Përvoja e Punës:  

  • Një (1) vit përvojë pune profesionale. 
  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të  Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 10.11.2022 deri me datë 24.11.2022 si  datë e mbylljes së konkursit
  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org
  • Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati  VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë. 

Aplikimi përmes postës:

  • Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në  Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan  Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë. 
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për  aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh,  aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare. 
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: 

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë  për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe  aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha  komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet  si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime. 

Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e  parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

Aplikacioni për punësim

Shikime 2,224
Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 24/11/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë, Gjakovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management