1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

A&M MEGA STORE  hap vende tё lira pune pёr të intersuarit :

Pozitat:                       Arkatar\e  dhe  Asistent\e të shitjes

Vendi i punës :           Fushë Kosovë

Orari i punë:              I plotë

Afati për aplikim:      Deri më  05.12.2022

Arkatar/e (M/F)

Detyrat dhe përgjegjësitë;

  • Mirëpret klientët;
  • Kryen të gjitha pagesat e konsumatorit, me para te gatshme dhe transaksione me kartela bankare;
  • Bën barazimin ditor të arkës dhe dorëzimin e saj;
  • Plotëson raporte te ndryshme të shitjes;
  • Raporton tek menaxheri\ja, etj.

 

Asistent/e i/e shitjes (M/F)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëpret dhe shërben klientët, njofton klientët rreth ofertave dhe arritjeve të reja të artikujve;
  • Përkujdeset për sektorin e caktuar, merret me palimin, rënditjen dhe organizimin vizuel të mallit;
  • Përcjell artikujt e shitur, evidenton mungesat e artikujve dhe i raporton tek stafi përgjegjës;
  • Vendos çmime dhe deklaracione në produkte;
  • Evidenton dhe i raporton artikujt aktiv dhe pasiv të sektorit;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e hapsirës punuese në sektorë.

Kriteret dhe aftësitë e nevojshme pёr pozitat Arkatar\e  dhe  Asitent\e te shitjes

  • Edukim i lartë;
  • Njohuri mbi principet e shitjes dhe përvojë pune paraprake së paku 3 muaj;
  • Të jetë person pozitiv, energjik dhe me vetë iniciativë;
  • Të jetë komunikues, organizativ, sistemues;
  • Shkathtësi të mira matematikore/numërike;
  • Fleksibil dhe i shpejt në kryerje të detyrave;
  • Gatishmëri të punoj nën presion;
  • Njohuri të mira të programeve kompjuterike dhe të gjuhëve të huaja;

MËNYRA E APLIKIMIT:

Të interesuarit qe duan te bashkohen me kompaninë tonë mund të aplikojnë duke dërguar CV, referenca, dëshmi mbi kualifikimin dhe trajnimet, etj. në email: puno@am-megastore.com

Ju lutem të shënohet në subjekt Pozita dhe Qyteti.

 

Shikime 4,988
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 05/12/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet