Vimea Baby Spa & Wellness
Vende të lira të punës (3)
Shpërndaje
	 	 

Vimea Baby Spa & Wellness

Vimea Baby Spa & Wellness është Spa që i kushtohet bebeve. Baby Spa është një ordinancë terapeutike specifike për foshnjë të porsalindura dhe bebe deri në moshën dy vjeçare. Qëllimi ynë është të kujdesemi për shëndetin dhe zhvillimin integral të foshnjave përmes masazhës dhe hidroterapisë. Benefitet që vijnë nga këto shërbime janë të shumta si për foshnjat njashtu edhe për prindërit e tyre.

Trajtimi pozitiv përmes masazhit i ndihmon foshnjave të përmirësojnë kualitetin e jetës, duke përmirësuar kualitetin e gjumit, rritur aktivitetin, ndikon në zhvillimin e shqisave, zhvillimin kognitiv dhe emocional, zhvillimin psikomotor. Ajo ushtron edhe sistemin muskular, përmirëson ekuilibrin, ndihmon në sistemin e tretjes si dhe zhvillon trurin

Vimea Bay Spa, ju prezanton me botën qetësuese të masazhit të foshnjës dhe hidroterapisë së foshnjave. Kështu Vimea bëhet oaze duke ofruar hapësirë që prindërit të thellojnë lidhjen me fëmijën dhe ta forcojnë atë lidhje si fizikisht, ashtu edhe emocionalisht. Andaj ftojmë të gjithë personat që ndjejnë afinitet ndaj punës me bebe, që janë të motivuar dhe me energji pozitive, të aplikojnë në njërën nga pozitat e mëposhtme.

Stafi i pranuar do t’ju nënshtrohet trajnimeve specifike para fillimit të punës. Këto trajnime kanë për qëllim t’i zhvillojnë aftësitë profesionale dhe shkathtësitë e buta që do t’ua lehtësojnë kryejnë e punës me sukses.

Fizioterapeut/e (1 Pozitë)

Detyrat:

  • Të ofrojë shërbime në mënyrë konsistente dhe në nivelin më të lartë për të gjithë klientët
  • Të pranojë klientët, të ekzaminoj dhe të realizoj planin e trajtimit
  • T’ju ofrojë klientëve konsultim të plotë për të kuptuar nevojat dhe pritshmëritë e tyre
  • Të ndjek protokolet e vendosura në procedurat standarde të operimit të brendit Vimea Baby Spa & Wellness
  • Me vetiniciativë (pro aktivisht) të promovon dhe të gjeneron shitje shtesë të shërbimeve dhe produkteve, duke demonstruar një nivel të lartë të njohurive për të gjitha shërbimet dhe produktet e Baby Spa
  • Të merr përgjegjësinë për shërbimet që kryen
  • Të ruaj pastërtinë e vendit të punës dhe të pajisjeve
  • Të merr pjesë në takimet e planifikuara në ekip dhe në trajnimet që organizojmë për zhvillim të vazhdueshëm profesional

Çka kërkojmë ne:

  • Fizioterapeut/e i/e licencuar
  • Së paku 1 vit përvojë pune profesionale. Përvoja në punën me foshnjë konsiderohet përparësi
  • Aftësi të mira komunikimi dhe kujdesit ndaj klientit
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze. Njohuria e gjuhëve tjera konsiderohet përparësi
  • Të ruaj konfidencialitetin e klientëve
  • Të jetë fleksibil, të ketë motivim për të punuar në ekip po ashtu të jetë i/e pavarur në punë
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira

Çka ofrojmë ne:

  • Pagesë të leverdishme
  • Sistem kompensimi (Bonuse) atraktiv
  • Ngritje profesionale
  • Zbritje deri 20% për shërbimet dhe produktet që ofron Vimea
  • Mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm profesional
  • Ambient atraktiv të punës

Të interesuarit të dërgojnë CV/Resume (me diploma dhe referenca) në info@vimeababy.com deri me datën 02.05.2019.

Në rast se keni pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në info@vimeababy.com

Adresa: Rruga B, Kompleksi Lin Projekt, Prishtinë, Kosovë

Asistent/e Shëndetësor/e (1 Pozitë)

Detyrat:

  • Të ofrojë shërbime në mënyrë konsistente dhe në nivelin më të lartë për të gjithë klientët
  • T’ju ofrojë klientëve konsultim të plotë për të kuptuar nevojat dhe pritshmëritë e tyre
  • Asiston në përgatitjen e klientit për ekzaminim dhe trajtim, raporton dhe i përgjigjet fizioterapeutit/es kryesor
  • Me vetiniciativë (pro aktivisht) promovon dhe kështu gjeneron shitje shtese të shërbimeve dhe produkteve, duke demonstruar një nivel të lartë të njohurive për të gjitha shërbimet dhe produktet e Baby Spa
  • Merr përgjegjësinë për shërbimet që kryen
  • Merr pjesë në takimet e planifikuara në ekip dhe në trajnimet që organizojmë për zhvillim të vazhdueshëm profesional
  • Ndjek protokolet e vendosura në procedurat standarde të operimit të brendit Vimea Baby Spa & Wellness
  • Dokumenton rezultatet e vlerësimit, trajtimit, përcjelljes dhe përfundimit të trajtimit
  • Ruan pastërtinë e vendit të punës dhe të pajisjeve

Çka kërkojmë ne:

  • Profesionist i/e licencuar në fushën e Infermierisë/ Mamisë/ Fizioterapisë apo të ngjashme
  • Së paku 1 vit përvojë pune. Përvoja e punës me bebe konsiderohet përparësi
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të ruaj konfidencialitetin e klientëve
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira
  • Aftësi të mira komunikimi, organizative dhe kujdesit ndaj klientit
  • Të jetë fleksibil, të ketë motivim për të punuar në ekip po ashtu të jetë i/e pavarur në punë
  • Njohuri bazike në përdorimin e programeve kompjuterike për regjistrimin e klientëve

Çka ofrojmë ne:

  • Pagesë të leverdishme
  • Sistem kompensimi (Bonuse) atraktive
  • Ngritje profesionale
  • Zbritje deri 20% për shërbimet dhe produktet që ofron Vimea
  • Mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm profesional
  • Ambient atraktiv të punës

Të interesuarit të dërgojnë CV/Resume (me diploma dhe referenca) në info@vimeababy.com deri me datën 02.05.2019.

Në rast se keni pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në info@vimeababy.com

Adresa Rruga B, Kompleksi Lin Projekt Prishtinë, Kosovë

Recepsionist/e - Kujdesi ndaj klientit (1 Pozitë)

Detyrat:

  • Përgatitë dhe përpunon raportet e trajtimit sipas procedurave të operimit të brendit Vimea Baby Spa & Wellness
  • Identifikon dhe vlerëson nevojat e klientit si dhe i ndihmon ekipit në arritjen e rezultateve të kënaqshme për klientët tanë
  • Menaxhon procesin e thirrjeve, të email-ave si dhe udhëzon klientët tanë rreth pyetjeve apo ankesave që kanë duke iu ofruar zgjidhje dhe alternativa të përshtatshme
  • Organizon terminet
  • Me vetiniciativë (pro aktivisht) promovon dhe kështu gjeneron shitje shtese të shërbimeve dhe produkteve, duke demonstruar një nivel të lartë të njohurive për të gjitha shërbimet dhe produktet e Baby Spa
  • Menaxhon arkën fiskale, kryen regjistrimin e stoqeve në sistem si dhe bën mirëmbajtjen e tyre
  • Regjistron dhe aktualizon të dhënat e klientëve në sistem
  • Merr pjesë në takimet e planifikuara në ekip dhe në trajnimet që organizojmë për zhvillim të vazhdueshëm profesional
  • Mirëmban rrjetet sociale dhe monitoron aktivitet në qendrën tonë
  • I raporton menaxhmentit
  • Ruan pastërtinë e vendit të punës dhe të pajisjeve

Çka kërkojmë ne:

  • Diploma e shkollës së mesme ose ekuivalente; preferohet diploma e universitetit
  • Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe organizative
  • Aftësi të shkëlqyera të kujdesit ndaj klientëve
  • Aftësi për kryerjen e detyrave të shumëfishta, aftësi për të vënë prioritete dhe të menaxhoj kohën në mënyrë efektive
  • Të përcjellë dhe raportoj mbi dinamiken e indikatorëve kryesor të përformancës
  • Të jetë i/e vëmendshëm/e në marrjen dhe transmetimin e informata të sakta gjatë komunikimit me klientë
  • Njohuri të mira të paketës së Microsoft Office
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze. Njohuria e gjuhë
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira
  • Të jetë fleksibil, të ketë motivim për të punuar në ekip po ashtu të jetë i/e pavarur në punë
  • Përvoja e punës preferohet.

Çka ofrojmë ne:

  • Pagesë të leverdishme
  • Sistem kompensimi (Bonuse) atraktive
  • Ngritje profesionale
  • Zbritje deri 20% për shërbimet dhe produktet që ofron Vimea
  • Mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm profesional
  • Ambient atraktiv të punës

Të interesuarit të dërgojnë CV/Resume (me diploma dhe referenca) në info@vimeababy.com deri me datën 02.05.2019.

Në rast se keni pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në info@vimeababy.com

Adresa: Rruga B, Kompleksi Lin Projekt Prishtinë, Kosovë

Shikime 2598
Kategoria Të tjera
Skadon 20 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US