Ipko
Praktikant/e në Burimet Njerëzore
Shpërndaje
	 	 

Praktikant/e në Burimet Njerëzore

Ne jemi në kërkim të një praktikanti/e i/e cili/a ka dëshirë t’i bashkohet ekipit tonë të Menaxhimit të Burimeve Njerezore, për të kryer detyra të ndryshme administrative dhe për të mbështetur aktivitetet e përditshme të njesise së Burimeve Njerëzore.

Nëse jeni të interesuar të merrni një vështrim më të afërt se si kompania jonë përgaditë listën e pagave, planifikon dhe implementon rekrutimin dhe zhvillimin e të punonjësve, si dhe pergadite dhe koordinon politikat dhe procedurat e BNj-së, ne do të donim t’ju takonim.

Përgjegjësitë

  • Përditëson bazat e të dhënave tona të brendshme me informacione të reja të punonjësve, duke përfshirë detajet e kontaktit dhe format e punësimit
  • Selekton format e aplikimit dhe/apo CV-të, planifikon dhe konfirmon intervistat me kandidatët
  • Poston dhe përditëson konkurset e punës nga web faqja, faqet e karrierës dhe rrjetet sociale
  • Përgaditë raportet të lidhura me burimet njerëzore sipas nevojës (si buxhetet e trajnimit sipas departamentit)
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri / mbikëqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Kërkesat

IPKO është në kërkim të një studenti universitar ne perfundim te studimeve, me nje note mesatare mbi 8.5 ose GPA 3.5. Ky person, duhet të ketë aftesi analitike, shkathtësi ndërpersonale dhe të zgjidhjes së problemeve, si dhe te kete njohuri te shkeqlyera ne statisitke. Njohuri të mirë për përdorimin e kompjuterit; njohuri te shkelqyer ne gjuhen angleze ( ne shkrim dhe te folur) dhe njohuri për sistemet e BNJ-ve.

Ai/ajo duhet të jetë student/e apo në degën: Burimet Njerëzore, Menaxhim, Biznes ose Psikologji Organizative.

Përvoja si Asistent i stafit apo rol i ngjashëm i vogël i BNJ është një plus

Pozita e praktikantit ju ofron mundësi të:

  •  Eksploroni mundësitë e karrierës – duke punuar në fushën që keni zgjedhur, do të keni mundësi të përjetoni nga afër rrugën tuaj potenciale të karrierës
  • Krijoni rrjet – takoni një shumëllojshmëri të njerëzve në profesionin tuaj të zgjedhur, përmes praktikës suaj të punës, e cila ju mundëson të formoni marrëdhënie tek të cilat mund të mbështeteni në të ardhmen
  • Gjeni mentorë – disa individë të caktuar mund t’ju ndihmojnë duke ju udhëhequr gjatë kohës së praktikës së punës dhe t’ju ekspozojnë ndaj mundësive drejt të cilave ju mund të aspironi

Ne i vlerësojmë të gjithë praktikantët tanë dhe përpiqemi maksimalisht që të sigurojmë që ju do të merrni përvojë nxënieje e cila iu përshtatet qëllimeve tuaja të karrierës. Gjithashtu, do të mësoni edhe si të punoni në një mjedis profesional dhe do të keni mundësi të panumërta për të vendosur kontakte me udhëheqësit e departamenteve dhe me profesionistë të tjerë në fushën e burimeve njerëzore.

Detaje:

Praktika fillon më 1 qershor dhe përfundon më 31 gusht.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 26.04.2019

TAGS: IpkoPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 985
Kategoria Të tjera
Skadon 25 ditë
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US